NDJEKËS“(JO) ZYRTARË” TË KRISHTIT

Sep 27 • Meditimi i ditës

27 shtator 2015 – e diela 26-të gjatë vitit(B), MOMENTI I SHENJTË– Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

O Zot, ti je këtu dhe gjithmonë më pret.
Mos qofsha kurrë aq tepër i/e preokupuar me punë sa të mos mund të gjeja kohë dhe të jem me ty.

 

Liria

 

Do ta lus Hyjin që të më ndihmojë

që të lirohem nga mërzitë dhe brengat e mia,

që t`i hapem nëpërmjet kësaj kohe të lutjes,

në mënyrë që ta dua dhe t`i shërbej edhe më shumë.

 

Vetëdija

 

Të jesh i vetëdijshëm për diçka do të thotë këtë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm se ma ke dhuruar jetën;

Faleminderit për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso se si të koncentrohem dhe të jem i/e qetë dhe të kënaqem në sendet që i ke krijuar për mua.

Ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë duhet me qenë i/e vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

 

Hyji na dëftonveten e vetme anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 9, 38-43.45.47-48

 

38 Gjoni i tha:

“Mësues, pamë një njeri që i dëbonte djajtë në Emrin tënd. Ne ia ndaluam, sepse ai nuk na ndiqte.”

39Jezusi i tha:

“Mos ia ndaloni! Sepse s’ka njeri që të mund të bëjë mrekulli në Emrin tim e menjëherë pastaj të flasë keq për mua.  40 Kush nuk është kundër nesh, është me ne.

41 Ai që do t’ju japë të pini një gotë ujë sepse jeni të Krishtit, për të vërtetë po ju them: me siguri nuk do ta humbë shpërblimin e vet.”

42”Porse, për atë që mëson ndonjërin prej këtyre të vegjëlve që besojnë (në mua) të mëkatojë, do t’ishte më mirë t’i varej rreth qafës guri i mullirit e të hidhej në det.

43Prandaj, nëse dora jote të çon në mëkat, preje! Më mirë është për ty të hysh dorëcung në jetë se me të dy duart të shkosh në ferr ‑ në zjarr që s’fiket kurrë.

45 E nëse këmba jote të çon në mëkat, preje! Më mirë është për ty të hysh në jetë i çalë se t’i kesh të dy këmbët e të hidhesh në ferr. [46]47 Po qe se edhe syri yt të çon në mëkat, nxirre! Më mirë është për ty të hysh në Mbretërinë e Hyjit me një sy se t’i kesh të dy e të hidhesh në ferr. 48 Ku ‘krimbi i tyre nuk cof e zjarri nuk fiket.’

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Ndjekësit e Jezusit nuk duhet të jenë grup njerëzish përjashtues, të veçantë apo ekskluziv që përbuzin vepra të mira të të tjerëve. Na jepet zemër që të punojmë së bashku me të krishterë të tjerë dhe vërtet me çdo person të vullnetit të mirë. Slogani i vjetër “jashtë Kishës nuk ka shpëtim” ishte një pengesë për shumë njerëz të mirë. Atë duhet ta lëmë mënjanë.

– Mburrja, lëvdatat nuk kanë vend në Mbretërinë e Hyji Shpirti Shenjt fryn si era ku të dojë dhe vepron në mënyrë të padukshme në çdo zemër. Hyji ka një vizion shumë më të madh se ne, dhe vepron në mënyrë që të harmonizohen të gjitha gjërat për të mirën e botës.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, po më flet nëpërmjet tekstit të Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes tënde të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen

Shpërndaje

Comments are closed.

« »