SHËRBIMI, AUTORITETI I VËRTETË

Sep 28 • Meditimi i ditës

28 shtator 2015 – e hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Jezus i dashur, po vij sot tek ti, kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të të dua sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Liria

 

Nuk ka situatë prej së cilës s`do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha ato duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time

t`i bëjë dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.

 

Vetëdija

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë ose ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Lk 9, 46-50

 

46 Ndër ta lindi kjo çështje: cili prej tyre do të ishte më i madhi. 47Jezusi, duke e ditur ç’mendime u vlonin në zemër, e mori një fëmijë, e afroi pranë vetes, 48 dhe u tha:

“Kush e pranon këtë fëmijë në emrin tim, më pranon mua, e kush më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua. Përnjëmend, kush është ndër ju më i vogli, ai është vërtet i madh.”

49 Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha:

“Mësues, pamë një njeri që dëbonte djajtë në Emrin tënd. Ne ia ndaluam, sepse nuk vjen pas teje me ne.”

50Jezusi iu përgjigj:

“Mos ia ndaloni, sepse, kush nuk është kundër jush, është me ju.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Edhe një herë Jezusi përpiqet t`u japë zemër nxënësve që të kuptojnë se janë të thirrur për të shërbyer, jo për të sunduar mbi të tjerët. Në Mbretërinë e Hyjit, të gjithë janë të barabartë: nuk ka pozita, pushtete, nuk ka hierarki. Çdo njeri është bir apo bijë e Hyjit që Hyji e do.

– Në lutje duhet të luftojmë me këto të vërtet atë jashtëzakonshme, dhe të lejojmë të hyjnë thellë në ne. Në këtë mënyrë me Hyjin mund të dalim nga vetvetja duke pasur respekt për të tjerët. Lutja zgjeron edhe imagjinatën tonë: lutja është e vërtetë kur fillojmë të shohim dhe ta duam botën siç e sheh dhe e do Hyji.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, qëndro pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.

Faleminderit që më do.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »