TAKIMI ZEMËRHAPUR SHPËRBLEHET

Sep 29 • Meditimi i ditës

29 shtator 2015 – E martë,Mikeli, Gabrieli, Rafaeli, Kryeengjëj, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Mendoj një moment për praninë e Hyjit rreth meje dhe në mua.
Krijuesi i gjithësisë, diellit dhe hënës, tokës,
i çdo molekule dhe atomi, i të gjitha gjërave që ekzistojnë, çdo gjëje që është:
Hyji është në çdo rrahje të zemrës sime. Ai është në mua, tani.

 

Liria

 

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.

Mëshira jote nuk njeh kufi

 

Vetëdija

 

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës së kaluar,
ngritjet në maja dhe uljet poshtësi dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

 

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Gjn 1, 47-51

 

47 Kur Jezusi e pa Natanaelin duke u afruar, tha për të:

“Ja një izraelit i vërtetë në të cilin nuk ka dredhi!”

48 “Nga më njeh?” ‑ i tha Natanaeli.

Jezusi iu përgjigj:

“Para se të të thërriste Filipi, të pashë nën fik!”

49 Atëherë Natanaeli i tha:

“Rabbi, ti je Biri i Hyjit! Ti je mbreti i Izraelit!”

50Jezusi iu përgjigj:

“Pse të thashë: ‘Të pashë nën fik’, po beson. Do të shohësh më shumë se kaq!”

51 Dhe shtoi:

“Për të vërtetë, për të vërtetë po ju them: do ta shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut.”

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezus, çfarë thua kur më shikon se po vij drejt teje? Më ndihmo të jem si Natanaeli në zemrën e të cilin nuk ka vend për mashtrim. Ai është i ndershëm, i sinqertë: i bën Jezusit një pyetje të drejtpërdrejtë duke e shoqëruar me një deklaratë të fortë të besimit të tij, që duhet t`i ketë pëlqyer Jezusit.

– Jezus, ti e ke shpërblyer Natanaelin duke dhënë shenja të një niveli të ri të zbulesës dhe intimitetit mes teje dhe tij. Të lutem, ji i durueshëm me mua dhe “bëj që të mund të të shoh më qartë, të të dua më shumë dhe të të ndjek më nga afër”, siç thotë një lutjee lashtë.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, më ndihmo çdo ditë
që edhe më shumë të kërkoj.
Ma mbush zemrën time me dashuri ndaj teje.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt

Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »