JEZUSI S`KA NEVOJË PËR TIFOZË, POR PËR NDJEKËS

Sep 30 • Meditimi i ditës

30 shtator 2015 – E mërkure, Shën Jernonimi, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Ndërsa je duke u përgatitur për këtë tërheqje të shkurtë shpirtërore, pusho një moment.

Merr disa herë frymë thellë dhe lejoji vetes të rritesh në heshtje.

Ji i/e vetëdijshëm/e për praninë dashuruese të Zotit në ty.

 

Liria

 

Do të provoj që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Vetëdija

 

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të falënderohem.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 9, 57-62

 

57 Ndërsa po bënin rrugë, një njeri i tha:

“Unë dua të vijë pas teje ngado që të shkosh!”

58 Jezusi iu përgjigj:

“Dhelprat i kanë strofujt e vet edhe shpendët e qiellit çerdhet, kurse biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën!”

59 Një tjetri i tha:

“Eja pas meje!”

Por ai iu përgjigj: “Zotëri, më lejo të shkoj një herë e ta varros tim atë!”

60 “Lëri ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ që të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet e ti shko e prediko Mbretërinë e Hyjit!”

61 Atëherë i tha një tjetër:

“Unë po vij me ty, Zotëri, por më jep leje njëherë të shkoj e të përshëndetem me anëtarët e familjes sime.”

62 “Kushdo ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ që vë dorën në parmendë dhe sillet e shikon mbrapa, nuk është i përshtatshëm për Mbretërinë e Hyjit!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimi Shenjt:

 

– Entuziazmi dhe dëshirat e mira janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme. Pas tyre duhet të vijoj në vendimet dhe zbatimi i tyre.

– A jam dikush që e fillon mirë, por kur gjërat fillojnë të shkojnë keq shpejt heq dorë? A është ndjekja ime e Jezusit me kusht që çdo gjë të shkojë lehtë e pa probleme? Jezusi thotë se kjo nuk shkon kështu.

– Me të drejtë them: “O Zot, do të vijë pas teje ngado që të shkosh.” Ky është një premtim i bukur dhe i dashur, por nuk e kam forcën e brendshme për ta mbajtur atë. Më duhet t`i kërkoj Jezusit që të më japë forcë nga dita në ditë. E lus që të ma japë forcën në sfidat e jetës së përditshme qysh tash.

 

Bashkëbisedimi

 

Si e kam përjetuar Fjalën e Hyjit? A më ka lënë të ftohtë?
A më ka ngushëlluar apo nxitur që të veproj më ndryshe?
E paramendoj Jezusin sesi është duke qëndruar apo ulur pranë meje,
i drejtohem dhe ia tregoj të gjitha çfarë ndiej.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »