MË TË BUKURAT MENDIME TË SHËN TEREZËS SË JEZUSIT FËMIJË

Oct 1 • Këndvështrime

1. “Hyji nuk e shikon realizimin tonë, por vullnetin tonë të mire.Qëllimi ynë i vetëm duhet të jetë t`i japim kënaqësi Hyjit.”

2. “Hyji nuk e shikon sasinë e veprave tona, por vetëm dashurinë me të cilën ato bëhen.”

3. “Për të jetuar në veprën e dashurisë, unë po e kushtoj vetveten si fli shkrumbimi për dashurinë Tënde të mëshirshme, duke të kërkuar që të më djegësh pandërprerë, duke lejuar që shpirtin tim ta vërshojnë valë të pafundme butësie, të cilat janë të mbyllura në Ty dhe kështu të behëm martire e dashurisë Sate,o Hyji im!”

4. “Unë jam vetëm një zog i vockël i mbuluar me pakëz fjolla të buta.Unë nuk jam shqiponjë; vetëm sytë dhe zemrën i kam të saj.”

5. “Unë jam vetëm një fëmijë i pafuqishëm dhe i varfër, por pikërisht dobësia ime më jep zemër ta dhurojë vetveten si fli për dashurinë Tende, o Jezus!”

6. “Krishti është dashuria ime, Ai është e tërë jeta ime!”

7. “Dashuria na përshkon vetëm aq sa i dorëzohemi asaj.”

8. “Thirrja ime është dashuria!”

9. “Më duhet ta duroj veten time, ashtu siç jam, me të gjitha të metat e mia të panumërta.Por do ta kërkoj një mënyrë për të ardhur në Qiell rrugës së vogël, shumë të sheshtë, shumë të shkurtër dhe krejtësisht të re. Do të doja ta gjeja një vinç, që do të më ngjiste deri te Jezusi, sepse jam shumë e vogël për t`u ngjitur shkallëve të mundimshme të përsosmërisë.”

10. “Vetëm një gjë është absolutisht e nevojshme: dashuria e madhe, e fortë dhe besnike, me të cilën kryhen detyrat e jetës së përditshme, nuk ka rëndësi se ku jemi të vendosur: a jemi në shkollë a në punë, te tenxherja në kuzhinë a në stallë, a iu shërbejmë të sëmurëve a vetëm rrimë shtrirë nështrat për shkak të sëmundjes.”

11. “E kam kuptuar se pa dashuri të gjitha veprat s`janë veçse një heç, qofshin edhe ato më të shkëlqyerat siç është ngritja e të vdekurve.”

12. “Duhet ta bësh vetëm një gjë; t`ihedhësh gjethe lulesh të sakrificave të vogla te këmbët e Jezusit, pastaj t`i lëshohesh krejtësisht atij.”

13. “Mbaje në mend se në sytë e Hyjit asgjë nuk është e vogël.Çdo gjë që bën, bëje me dashuri.”

14. “Pse duhet të na rëndojë fakti që s`jemi asgjë, kur e dimë se Jezusi është gjithçka.Asgjëja jonë duhet të humbet në Gjithçkanë e Tij të pafund.”

 

(Përgatiti: Shtjefėn Dodes SJ)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »