IMZOT DODË GJERGJI PRET NË VIZITË AMBASADORIN E OSCE NË KOSOVË, JEAN-CLAUDE SCHLUMBERGER

Oct 2 • Kisha në Kosovë

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, priti sot për vizitë Ambasadorin e OSCE në Kosovë  Jean-Claude Schlumberger,  i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit njëorësh u ambasadori Schlumberger e njoftoi ipeshkvin për punën e OSCE në Kosovë, në mënyrë të veçantë rreth dialogut ndërfetarë që OSCE ka organizuar në Kosovë gjatë këtyre viteve. Gjithashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe vazhdimin e ecjes së përbashkët për të zgjedhur çështje të rëndësishme për bashkësitë fetare.

Në fokus të kësaj bisede ishin çështjet e rëndësishme dhe problemet që bashkësitë fetare i hasin në raport me Institucionet, me Komunën e Prishtinës dhe Qeverinë. U diskutua edhe rreth idesë së krijimit të një këshilli ndërfetarë në Kosovë, që  është lansuar vitin e fundit dhe ka patur bisedime por që ende është në procesin e negociatave, dhe për ligjin e bashkësive fetare, i cili ende s’arrin dot në Parlament.  Imzoti dhe ambasadori u dakorduan se duhet të vazhdohet bashkëpunimi më intensiv për të zgjidhur këto çështje që t’iu mundësohet bashkësive fetare në Kosovë një aktivitet normal në shërbim të besimtarëve të tyre. (Rev. Drita)

1

2

3

Shpërndaje

Comments are closed.

« »