“TË RUAJTË ZOTI!”

Oct 2 • Meditimi i ditës

2 tetor 2015 – e premte, Engjëjt Rojtarë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Në heshtjen e qenies sime më intime,
në fragmentet e unitetit tim të dëshiruar me afsh,
a mund ta ndiej pëshpëritjen e pranisë së Hyjit?
A mund të më kujtohet kur e kam ndjerë afërsinë e Hyjit;
kur kemi ecur së bashku, duke i lejuar që të jem i/e përqafuar nga dashuria e Hyjit?

 

Liria

 

Me hirin e Hyjit më është dhuruar jeta në liri.

Lirisht kënaqem në të mirat që Ai i ka krijuar për mua.

O Zot i dashur, bëj që të mund të jetoj ashtu siç e ke paramenduar ti,

me besim të plotë në përkujdesjen tënd të butë për mua.

 

Vetëdija

 

Jetoj në një rrjetë të gërshetuar me shumë raporte – lidhje, me natyrën, me njerëz, me Hyjin.
I vërej këto lidhje dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.
Disa prej këtyre lidhjeve janë shtrembëruar, disa janë rrënuar, disa janë ndërprerë:
Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.
Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

 

O Zot, je bërë njeri në mënyrë që të bisedosh me mua;

Ke ecur dhe ke punuar mbi këtë tokë; ke duruar vapën dhe të ftohtët.

Kohën e kalove në tokë duke u përkujdesur për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ngjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Mt 18,1-5.10

 

1 Në atë moment nxënësit iu afruan Jezusit dhe e pyetën:

“Kush, pra, është më i madhi në Mbretërinë e qiellit?”

2 Atëherë Jezusi thirri një fëmijë, e vuri para tyre 3 e u tha:

“Përnjëmend po ju them: nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijët, nuk do të hyni në Mbretërinë e qiellit. 4 Prandaj, kush e përul vetveten e bëhet i vogël si ky fëmijë, ai është më i madhi në Mbretërinë e qiellit. 5 Dhe kushdo e pranon në Emër tim një fëmijë siç është ky, ai më pranon mua.”

10 “Ruajuni se përbuzni ndonjë prej këtyre të vegjëlve, sepse po ju them: engjëjt e tyre në qiell shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim qiellor.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt

 

– Jezusi kujdeset individualisht për secilin prej nesh nëpërmjet engjëjve tanë rojtarë. A besoj se Hyji personalisht kujdeset për mua? Të besosh në këtë është një dhuratë e madhe feje. Nga ne kërkohet që t`i besojmë Hyjit si fëmijë të vegjël, natyra e të cilëve është të besojnë.

– Mund ta falënderoj Hyjin përkujdesin e tij – duke vëzhguar shenjat e tij në jetën time do t’i kërkoj Zotit që të më ndihmojë ta zhvilloj një marrëdhënie më të thellëme të.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, po më flet me tekstin e Shkrimit Shenjt.
Bëj që t`i përgjigjem thirrjes tënde të sotshme.
Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »