DËGJO – PO FLET ZOTI!
6 tetor 2015 – E marte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
Prania e Hyjit
Shpirti im shumë e dëshiron praninë tënde, o Zot.
Kur i drejtoj mendimet e mia kah ti,
e gjej paqen dhe pushimin.
Liria
Duhet të shkëputem nga zhurma; të ngrihem mbi zhurmën;
zhurmën që e ndërpret marrëdhënien e vendosur, që ndanë.
Duhet t`i kthehem dëgjimit të Hyjit.
Vetëdija
Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.
Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.
Fjala
Në gjendjen momentale të shpirtit koncentrohu në tekstin e sotshëm me mirëbesim.
Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm
dhe që ai mund të të frymëzojë për të zbuluar ç`po të flet ky tekst i sotshëm.
Lexo me vëmendje dhe me kuptim; përgjo ç`po ndodhë në zemrën tënde.
Lk 10, 38-42
38 Tashti, gjatë udhëtimit, hyri në një fshat dhe një grua, me emrin Martë, e priti në shtëpi. 39 Ajo kishte një motër që quhej Mari. Kjo iu ul Zotërisë te këmbët dhe dëgjonte fjalën e tij. 40 Marta, e zënë krejtësisht me punët e shërbimit të pritjes, iu afrua e i tha:
“Zotëri, a nuk po të duket rëndë që motra ime më la krejt vetëm të shërbej? Thuaji, pra, të më ndihmojë!”
41 “Martë, Martë ‑ iu përgjigj Zotëria ‑ ti po brengosesh dhe po shqetësohesh për shumë gjëra, e pra, 42 e nevojshme është vetëm një. Vërtet, Maria zgjodhi pjesën më të mirën që nuk do t’i merret.”
Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?
Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimi Shenjt:
– Njerëz të zënë me punë mund ta humbasin kohën duke mos marrë momente të nevojshme pushimi dhe rekreacioni. A e kam zbuluar ndonjëherë se mund të jem i/e rrëmbyer me shumë ngjarje në jetë – e vërej se po i marr punët me nxitim e pa i menduar mirë, kështu që humbas atë që është shumë më e rëndësishme?
– Jezusi na kujton se sa e rëndësishme është që sot ta kalojmë kohën duke e dëgjuar fjalën e tij. Kjo është një nga gjërat që është e nevojshme për të na ndihmuar në mënyrë që t’i japim jetës sonë një drejtim të ri, ta vëmë atë në perspektivën e duhur.
– E falënderoj Zotin që i jam përgjigjur thirrjes së tij sot dhe që u kënaqa duke e dëgjuar.
Bashkëbisedimi
I/e vetëdijshëm/e se ende jam në praninë e Hyjit,
e paramendoj Jezusin sesi qëndron ose është ulur afër meje,
dhe i flas gjithçka kam në mendje, atë çka ma thotë zemra,
si shoku shokut.
Përfundimi
Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.
« 50 VJETORI I THEMELIMIT TË PROVINCËS FRANÇESKANE NË MAL TË ZI FRIKA – PENGESË PËR TË ECUR PËRPARA »