RRUZARJA – LUTJA QË TË LIDHË ME MISTERET E SHPËTIMIT

Oct 8 • Kisha në Kosovë

Në Bishtazhin të Gjakovës, sot, më 7 tetor, u kemtua festa e Zojës Rruzare, pajtores së kësaj Famullie.  Edhe pse koha mbante me shi, shumë besimtarë nga Famulli të ndryshme, bashkë me besimtarët e Bishtazhinit, kishin ardhur për ta nderuar dhe për të festuar Zojen Rruzare.

Meshën e shenjtë e udhëhoqi Don Lush Sopi, famullitar i Novosellës, i cili në homeli foli për Rruzaren, si mjet shpëtimi, historinë e saj dhe formësimin.

Rruzarja është meditative, – theksoj Don L. Sopi – sepse përkujton misteret e Jezusi Krishtit: lindjen, veprimtarinë shpëtimprurëse, mundimin dhe ringjalljen. Ne e lutemi me Zojen e Bekuar, sepse përmes kësaj lutje Ajo na bashkon me mbarë Kishën.

Historia e Kishës e njeh fare mirë këtë formë lutjeje, sepse janë lutur klerik dhe laik, njerëz të shkolluar e fshatar, papë dhe mbretër, duke nxjerr hire prej Hyjit, nga ndërmjetësia e Zojës së Bekuar.

Edhe për popullin tonë Rruzarja ka luajtur rol të rëndësishëm gjatë jetës së tij si të krishterë dhe si shqiptar.  Nëpër rrethana të ndryshme që ka kaluar populli ynë, vetëm Zoti ka qenë ai që e ka shpëtuar, e një ndër lutjet më të përdoruar në ato momente të vështira, ka qenë pikërisht lutja e Rruzares.

Edhe sot, ndonëse me rrethana të reja, kemi nevojë të lutemi, të shpresojmë dhe të besojmë në Zotin, sepse më tepër se kurrë është e nevojshme bashkimi, dhe bashkëpunimi në mes vete. Kështu të bashkuar në mes vete do të jemi të bashkuar edhe me Zotin, tha nder të tjera kremtuesi i meshës.

(Revista Drita)

1

2

4

5

Shpërndaje

Comments are closed.

« »