FAMILJE PA FAREFIS

Oct 10 • Meditimi i ditës

10 tetor 2015 – e shtunë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Ndalem një moment
dhe mendoj për dashurinë dhe hirin që Zoti e ndikon mbi mua,

se si më krijon në shëmbëlltyrën dhe përngjasimin e vet, se si më bën tempull të tij…

 

Liria

 

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë nga vdekja.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Vetëdija

 

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vëzhgoj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

Diçka që ndjehem fajtor? Atëherë do të kërkoj falje.

 

Fjala

 

Hyji i flet secilit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndjej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk 11,27-28

 

27 Ndërsa ai po fliste për këtë gjë, një grua në mes të turmës e çoi zërin e i tha:

“Lum kraharori që të mbarti e gjinjtë që thithe!”

28 Ai u përgjigj:

“Madje, të lumët ata që e dëgjojnë fjalën e Hyjit dhe e zbatojnë!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

 – Kjo pjesë e ungjillit në shikim të parë duket se ndërlidhet me Marinë. Por Jezusi erdhi për të na pranuar të gjithë ne në një familje shumë më të madhe, familjen e Hyjit, ku e kemi Hyjin për Atë tonin, kurse Marinë për nënë.

– Qofshim mirënjohës për këtë përkatësi të mrekullueshëm. Ta shprehim mirënjohjen tonë në lutjen tonë të sotshme.

 

Bashkëbisedimi

 

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më shtynë të largohem?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se është ulur apo qëndron pranë meje,

me mirëbesim, si mikut tim më të mirë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »