KUALIFIKIMI HISTORIK: SHQIPËRIA NË EURO 2016

Oct 11 • Editorial

Shqipëria sot, më 11 tetor 2015, ka shënuar një moment tjetër historik. Për herë të parë, djemtë shqiptarë arrijnë të kualifikohen në Kampionatin Euorpian 2016, i cili do të zhvillohet në kryeqytetin e Francës – Paris.

Ndeshja e kësaj të diele e Shqipërisë kundër Armenisë ishte kulmi i ecjes plotë emocione të përziera, por që kulmojë me fitore, që do të mbahet mend ndër breza. Ecja e kombëtares së Shqipërisë, me emocione të bukura të futbollit, që i dhuruan të gjithë shqiptarëve të kudondodhur, u kurorëzua me emocionet e gëzimit e të fitores, që i mbushi qytetet e fshatrat e të gjithë trojeve shqiptare me aromë feste dhe lot gëzimi.

Vërtet, është ndjenjë e pa-përshkruar t’i përkitsh kohës, gjeneratës, popullit që po ngritët me fitore, dhe po e jeton një kohë rizgjimi, një rilindje të dytë.

Kjo që ndodhi sot, nuk është vetëm një kualifikim futbolli, jo! Është më shumë; është një kualifikim për të qenë me Europën, për të marrë pjesë në Europë, për t’u bashkuar me të vjetrin atdhe – kontinent, aty ku Shqiponja jonë do të valëvitet pas shumë shekujve mërgimi. Sa hijshëm e sa krenare do të valëvitet Shqiponja në Parisin Europian!

Urojmë që të ecim me entuziazëm të shëndosh rrugës së sukseseve fisnike, në sport, në kulturë, në jetën shoqërore dhe publike, atë që për shekuj na u vodh, na u grabitë.  

Zoti e bekoftë popullin Shqiptar, e përcjelltë çdokund e përherë bekimi i Tij, drejt përparimit në të mirë të zhvillimit dhe të fisnikërimit të tij kombëtar.

Revista Drita

Shpërndaje

Comments are closed.

« »