PASUROHU DUKE DHURUAR!

Oct 11 • Meditimi i ditës

11 tetor 2015 – e diela 28-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Ndalem një moment, i/e vetëdijshëm/e se Hyji është këtu.

E marr me mend se si gjithçka rreth meje,

ajri që e marrë, i tërë trupi im,

rrezaton praninë e Hyjit.

 

Liria

 

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.

Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Vetëdija

 

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?
Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,
a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?
Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,
do të vendos që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 10,17-30

 

17 Kur doli në rrugë, një njeri u lëshua me vrap, ra në gjunjë para tij dhe e pyeti:

“Mësues i mirë, çka duhet të bëj për të fituar Jetën e pasosur?” 18 Jezusi iu përgjigj:

“Pse më thua: i mirë? Askush s’është i mirë përveç Një Hyji të vetëm! 19Urdhërimet i di: ‘Mos vra! Mos the kurorën! Mos vidh! Mos dëshmo rrejshëm! Mos bëj kurrfarë padrejtësie! Ndero babain tënd e nënën!’“

20 Ai iu përgjigj:

“Mësues, të gjtha këto i kam zbatuar që prej rinisë sime.”

21 Atëherë Jezusi e shikoi ëmbël, i pëlqeu dhe i tha:

“Të mungon edhe një gjë: shko, shit çka ke, ndajua skamnorëve e do të kesh thesar në qiell; atëherë kthehu e eja pas meje!” 22 Djaloshi u prish kur e dëgjoi këtë fjalë e, i trishtuar, u largua, sepse kishte prona të shumta.

23 Jezusi, pasi e hodhi shikimin përreth, u tha nxënësve të vet:

“Sa vështirë do të hyjnë pasanikët në Mbretërinë e Hyjit!”

24 Nxënësit mbetën shtang të habitur prej këtyre fjalëve të tij. Por Jezusi foli përsëri dhe u tha:

“Bijtë e mi! Sa vështirë është të hyhet në Mbretërinë e Hyjit! 25Më lehtë është të përshkohet gamilja nëpër vrimë të gjilpërës se të hyjë i pasuri në Mbretërinë e Hyjit!”

26 Nxënësit çuditeshin edhe më tepër dhe i thoshin njëri‑tjetrit:

“Atëherë kush do të mund të shëlbohet?”

27 Jezusi ua nguli sytë dhe tha:

“Sa për njerëz, njëmend, është punë që s’bëhet, por jo për Hyjin, Hyji mund të bëjë gjithçka.”

28 Atëherë Pjetri mori fjalën e i tha:

“Ja, ne lamë çdo gjë e erdhëm pas teje.”

29 Jezusi iu përgjigj:

“Për të vërtetë po ju them: s’mund të ketë asnjë njeri që la për shkak timin e për shkak të Ungjillit shtëpinë, ose vëllezërit, ose motrat, ose nënën, ose babain, ose fëmijët, ose arat 30 e të mos marrë tani në këtë botë, edhe pse me salvime ‑ njëqind herë aq shtëpi, vëllezër, motra, nëna, fëmijë e ara ‑ e në botën e ardhshme Jetën e pasosur.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Sot e kemi këtë tekst si kujtesë të vështirësisë që vjen nga lidhja e tepruar ndaj  gjërave dhe harresa se plotësia e vërtetë vjen nga dashuria ndaj Hyjit dhe të tjerëve.

– Është një bekim i madh të jesh mjaftueshëm i lirë për t`i përdorur gjërat me qëllimin e dashurisë. Të vetmet gjëra që ne mund t`i marrim me vete kur të vdesim janë ato që i kemi dhënë. Ky lloji dashurisë është i pamundur pa Hyjin. E lus për ndihmë.

 

Bashkëbisedim

 

Zot, ti më njeh më mirë se unë e njoh veten time.
Shpirti yt e përshkon çdo moment të jetës sime.
Faleminderit për hirin dhe dashurinë që e ndikon mbi mua.
Faleminderit për ftesën tënde të vazhdueshme, të butë për të lejuar të hysh në jetën time.
Më fal për momentet kur e kam refuzuar atë ftesë, dhe e kam mbyllur veten para teje.
Më ndihmo që gjatë ditës të vij, ta njoh praninë tënde në jetën time, të ta çel zemrën, që të lejoj të veprosh në mua, për lavdinë tënde më të madhe.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj o Zot që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »