ME LIRI TË MBËRTHYER

Oct 13 • Meditimi i ditës

13 tetor 2015 – E martë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Jezus i dashur, po vij sot tek ti, kam nevojë për afërsinë tënde.

Dëshiroj të dua ty sikurse ti më do mua.

Kurrë mos më ndaftë asgjë prej teje.

 

Liria

 

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Vetëdija

 

Në praninë e Hyjit që më do

I vështroj të gjitha gjërat që më ka ndodhur ditën e kaluar,

Nga momenti i tashëm në mënyrë retrospektive, hap pas hapi.

E sjell në mend gjithë atë çka ka qenë e mirë dhe e bukur, dhe falënderoj për këtë.

I vërej edhe hijet/anët e dobëta dhe e pyes veten çfarë më flasin; lus për shërim, përforcim, falje.

 

Fjala

 

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me besim, mbështetje, shpresë.

Beso se Shpirti i Shenjtë është i pranishëm

Dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Lk 11, 37-41


37 Ndërsa ai ende po fliste, një farise iu lut të shkonte tek ai për drekë. Ai hyri dhe u ul në tryezë. 38 Fariseu, kur pa se Jezusi nuk u la para buke, u çudit. 39Zotëria i tha:

“Po! Ju farisenjtë lani përjashta gotën dhe kupëzën, ndërsa brendinë tuaj e keni plot rrëmbime e prapësi. 40 Të marrë! A thua se ai që përftoi përjashtësinë, nuk e përftoi edhe brendësinë? 41 Jepni, pra, për lëmoshë ç’është brenda gotës e kupës e do të jetë gjithçka e pastër për ju.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Liria e vërtetë është një dhuratë e mrekullueshme. Shumë lehtë mund të biesh në grackën e të jetuarit vetëm sipas pritjeve të të tjerëve. Atëherë nuk e zhvillojmë jetën tonë të brendshme që na ndihmon që mos të jetojmë thjesht duke iu përshtatur rrethanave që shihen përjashta.

– E lus Jezusin për dhuratën e vërtetë të lirisë së brendshëm. Vetëm prej saj dalin vendime të mira.

 

Bashkëbisedimi

 

Sa lehtë shpërqendrohemi dhe largohemi nga Zoti. Kjo botë na bën aq shumë kërkesa, dhe ato kërkesa siç duket janë konstante.

Të angazhuarit e vetvetes në drejtim të Zotit është një punë e rëndë, por nuk është e pamundur.

Angazhimi për te rruga e Zotit mund të bëhet çdo natë para se të shkosh të flesh dhe çdo mëngjes kur fillon dita.

Krejt çka duhet bërë është ta drejtojmë vëmendjen tonë kah veprimi i Zotit në jetët tona. Mendoje, shprehe, zbatoje këtë.

E di, o Zot, se do të qëndrosh pranë meje
dhe do të kujdesesh për të gjitha ditët e jetës sime.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që munda t`i kaloj këto pak minuta me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »