AUTENTIK – I/E VËRTETË

Oct 16 • Meditimi i ditës

16 tetor 2012 – E premte, Shën Margerita Alakok, MOMENTI I SHENJTË – lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Ndalem një moment dhe provoj të ndërgjegjësohem se Hyji është i pranishëm:

afër meje, në atë çfarë bëj, në njerëzit që i takoj,

në çdo rrethanë të përditshme në të cilat ndodhem.

Si mund ta bëj këtë realitet edhe më të gjallë?

 

Liria

 

Janë pak vetë që e kuptojnë

se çka do të mund të bënte Hyji me ta

po të dorëzoheshin në duart e tij

dhe t`i lejonin që t`i formojë hiri i tij. (Shën Injaci)

Lus për hirin shenjtë t`i dorëzohem plotësisht dashurisë së Hyjit.

 

Vetëdija

 

Jetoj në një rrjetën të gërshetuar me shumë marrëdhënie – lidhje me natyrën, me njerëz, me Hyjin.

I vërej këto marrëdhënie dhe falënderoj për jetën që rrjedh nëpër to.

Disa prej këtyre marrëdhënieve janë shtrembëruar, disa janë ndërprerë, disa janë prishur:

Ndoshta për këtë arsye ndjehem i/e hidhëruar, i/e zemëruar, i/e zhgënjyer.

Lus për dhuratën e pranimit dhe faljes.

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 12, 1-7

 

Ndërkaq u mblodh një turmë e madhe e popullit ‑ mijëra e mijëra ‑ aq sa shkelnin njëri‑tjetrin. Jezusi më së pari u drejtua nxënësve të vet:

“Ruajuni prej tharmit të farisenjve d. m. th. hipokrizisë! 2 S’ka gjë të mbuluar që nuk do të zbulohet, as të fshehur që nuk do të merret vesh. 3 Prandaj, çdo gjë që ju thatë në errësirë, do të dëgjohet në dritë dhe çdo gjë që pëshpëritet në vesh ndër skuta, do të predikohet prej pullazeve.”

4 “Po ju them juve, miq të dashur: mos jua kini drojën atyre që mbysin trupin e pastaj s’mund të bëjnë gjë tjetër! 5 Po ju tregoj kujt duhet t’ia keni frikën: druani nga ai që, pasi t’jua ketë marrë jetën, ka pushtet t’ju hedhë në ferr. Po, unë po ju them: atij kijani frikën! 6 Po, a nuk shiten pesë trumcakë për dy qindarë? E pra, asnjërin prej tyre nuk e qet në harresë Hyji. 7 Kurse juve deri edhe fijet e flokëve të kresë i keni të numëruara! Mos kini frikë! Ju vleni më shumë se një mori trumcakësh!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi na thotë që të jemi të kujdesshëm, që të mos jetojmë jetën vazhdimisht duke u justifikuar dhe duke kërkuar Çdo justifikim para Hyjit në fund të fundit zbulohet. Hyji nuk humbet asgjë.

– Ne të gjithë shumë e vlerësojmë një person autentik. Jemi shumë të kënaqur kur shohim një person të vërtetë. Marrëdhënia jonë me Hyjin na përkrah në kërkimin tonë të autenticitetit, origjinalitetit personal.

 

Bashkëbisedimi

 

Ç`po ndodh në mua kur lus?

A jam i/e ngushëlluar, i/e shqetësuar, apo indiferent/e?

E paramendoj Jezusin se si është duke ndenjur apo ulur pranë meje

dhe flas me të për gjithçka ndiej.

 

Përfundimi

 

Faleminderit, o Zot, për këto pak momente që i kalova vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »