DOM NDOC NIKA (1865-1951): PRIFT, HISTORIAN DHE SHKRIMTAR, AUTORI I ROMANIT TË PARË SHQIPTAR
Dom Ndoc Nikaj, ka lindur në qytetin e Shkodrës më15 qershor 1865, nga prindërit Gjok Jak Nikaj dhe Agia e Gjon Gulit në Shkodër. Ishte djali më i madh ndër dymbëdhjetë fëmijët e tyre. Meqenëse ka lindur në ditën e Shën Ndout, emrin në pagëzim e mori Ndoc. Mësimet fillestare i bëri në Arqipeshkvinë e Shkodrës, në koheneKarloPooten dhe në Seminarit Papnor, të udhëhequr nga eterit jezuit. Gjatë shkollimit në Seminar, qe nxitur te punojë për botime në gjuhen shqipe nga jezuiti Atë GiacoboJung. Studimete larta i kreu në Romë, duke u shuguruar për meshtar në vitin 1888.
Botimet e tij të para datojnë në kohën kur ishte student ne Propaganda Fide: Vakinat e sceitesKisc, Romë, 1888 dhe Marcja, romani i parë shqiptar, i ciliu botua në Shkodër, 1889.
Nikaj, pas shërbimit ne Shkodër si ndihmës famullitar (1889-1892), shërbeu në Shkrel, (1892-1893), ku ne vitin 1892 organizoi mbledhjen e fshehtëme elitën klerikale për organizimin e botimeve në shqip dhe kryengritjeve të shqiptarëve kundër perandorisë osmane. Pastaj ka shërbyer në Dajç, Pentar e Obot, 1893-1907,etj. Gjatë qëndrimit në këtë zonë, shpërndante libra në gjuhen shqipe dhe armë për malësorët për organizimin e kryengritjeve.
Në vitin 1910 ka hapur shtypshkronjën e parë publike në Shkodër, Shtypshkronja “Nikaj”, në të cilën botohen gazeta, vepra letrare dhe tekste shkollore.
Arrestohet më 9 shtator të vitit 1946, me akuzen si pjesëmarrës ne kryengritjen e Postribës e dënohet me 5 vjet burg. Për shkak tëmoshës së thyer vuan dy vjet e gjysmë të dënimit. Vdes në moshën 86 vjeçare në vitin 1951, në Shkodër dhe varroset në varrezat e Rrmajt.
VEPRAT:
1. Vakinat e sceites Kisc, Romë, (1888)
2. Marcja, Shkodër, (1889)
3. Bleta nner lule t’Parrizit, Shkodër, (1899)
4. Marzia e ksctenimi n’filles t’vet, Shkodër,(1892)
5. Kalendari, Shyptari, Shkodër, (1906, 1914, 1915,) etj.
6. Historia e Turkiis (1902)
7. Historia e Scypniis (1902)
8. Kalendari me diftime gjithfarësh, Shkodër, (1910)
9. Bleta e re, Shkodër, (1912)
10. Zemernanet a Tivari i marrun (1913)
11. Diftime t’natyrshme per msojtore t’ Shqypniis-I (1912)
12. Shkodra e rrethueme-I, Shkodër, (1913)
13. Fejesa n’djep a se Ulqini i marrun (1913)
14. Shkodra e rrethueme II, Shkodër (1913)
15. Abetari i vogël per mësonjëtore, Shkodër, (1914)
16. Fletorja: Koha, Bashkimi, Besa Shqiptare, etj. (1910-1921)
17. Abetari i Madh, Shkodër,(1914)
18. Diftime t’natyrshme t’unjimshme,Shkodër,(1915)
19. Kndime të Para, Shkoder, (1915)
20. “Bisedime shqyp-tedeshk, Shkodër, (1915)
21. Besa shcyptare,(1915)
22. Libri i blertë i Italisë, Shkodër, (1915)
23. Kndime t’para per Msoitore Filltare (1916)
24. Historia e Shqypnisë, Shkodër,(1917)
25. Bisedime shqyp-italisht, Shkodër, (1918)\
26. Bukurusha (1918);
27. Lulet në thes (1920)
28. Berbuqja (1920)
29. Motra per vllan (1924)
30. Kujtime të nji jetës së kalueme, Plejad, (redaktor dom NikëUkgjini) Tiranë (2003).
.
« NIKAJ APOSTULL I FESË DHE I KOMBIT ATY KU KA FE S’KA DHUNË, ATY KU KA DHUNË S’KA FE! »