IMZOT DODË GJERGJI PRITI NË VIZITË RABININ JACK BEMPORAD

Oct 17 • Kisha në Kosovë

Sot, më 17 tetor, në orët e paradites, Imzot Dodë Gjergji, piriti në vizitë Rabinin Jack Bemporad, drejtorin e Center Interreligious Understanding (CIU) nga New York, një bashkëpunëtor i kamotshëm me Kishën Katolike në Amerikë e posaçërisht një lider fetar që ka pasur dhe ka bashkëbisedime me Papët e fundit, posaçërisht me Papa Gjon Palin II.

Vizita që zgjati një orë, në Rezidencën e Ipeshkvisë në Prishtinë, u diskutua për raportet e mira të Kishës Katolike dhe Komunitetit Hebraik në botë, puna e përbashkët e dy bashkësive fetare në dialogun ndërfetarë dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhëm për të mirën e njerëzimit.

Imzot Dodë Gjergji, e njoftojë Rabinin Bemporad për Kishën Katolike në Kosovë, organizmin e saj dhe punën në sfera të ndryshme shoqërore: veprimtari edukative dhe arsimore, veprimtari sociale-karitative dhe të tjera, që Kisha kontribuon për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Po ashtu u theksua ekumenizmi dhe dialogu në Kosovë ndërmjet bashkësive fetare të pranishme: për angazhimet dhe punën e përbashkët të bashkësive fetare për të dhënë më të mirën për shoqërinë tonë.

Pas takimit miqësor, delegacioni në krye me Rabinin Bemporad, u shoqëruan nga Imzot D. Gjergji në Katedralen “Nënë Tereza” për të parë punimet e fundit që janë bërë në këtë tempull të Zotit.

(Revista Drita)

1

2

3

Shpërndaje

Comments are closed.

« »