PESË LEKSIONE PËR JETËN QË MUND T`I MËSOJMË NGA NJERËZIT NË PRAG TË VDEKJES!

Oct 17 • Opinion

Tani për tani, një person anonim, i cili për shumë vite ka punuar me njerëz që i kalojnë ditët e fundit në shtrat, i bëri të ditur disa leksione jetësore që i kishte mësuar nga njerëzit para vdekjes së tyre.

Një ditë kur të arrijmë deri te kjo pikë, të gjithë do të vijmë herët a vonë, do të shikojmë prapa në ngjarjet e jetës sonë dhe do t`i kujtojmë gjërat e mira dhe të këqija, ato që i kemi realizuar gjegjësisht që s`i kemi realizuar. Mark Twain, një herë pat thënë se, pas 20 vjetëve më shumë do të na vijë keq për gjërat që s`i kemi bërë se sa ato që i kemi bërë.

Por çfarë mund të mësojmë prej njerëzve që e kanë “kryer” jetën e tyre? Cilat janë ato gjëra që ata i kanë lëshuar në jetë, dhe për cilat bëhen merak tani kur s`ka më kthim prapa?

 

1. DO TË DËSHIROJA TË KISHA PASUR GUXIM TA JETOJA JETËN TË TILLË SIÇ KAM DASHUR, JO SIÇ E KANË PRITUR TË TJERËT PREJ MEJE.

Këtë të vërtetë e kanë theksuar shumica e njerëzve. Kur njerëzit e kuptojnë se jeta e tyre pothuajse ka mbaruar dhe kur e shikojnë atë në retrospektivë, është lehtë të shohësh se sa shumë ëndrra tona kanë mbetur të pa përmbushura. Shumica e njerëzve s`i kanë realizuar as gjysmën e ëndrrave të tyre dhe u duhet të vdesin duke e ditur se kjo është kështu.

Është e rëndësishme që të përpiqeni t`i realizoni të paktën disa ëndrra në rrugën tuaj të jetës. Kur ju prishet shëndeti, atëherë është tepër vonë. Shëndeti sjell një liri që pak njerëz mund ta shohin, por kur shëndeti s`është më në formën më të lartë, atëherë i kuptojmë shumë gjëra!

2. DO TË KISHA PASUR DËSHIRË TË MOS KEM PUNUAR AQ SHUMË

Për këtë më së shumti janë ankuar burrat që e kanë lëshuar pa e shijuar fëmijërinë e fëmijëve të tyre dhe kohën me partnerin e vet. Shpesh ke mundur të dëgjosh një keqardhje të thellë se ata e kanë kaluar jetën e tyre duke punuar për mbijetesë.

Me thjeshtimin e stilit të jetës dhe me një vendim të vetëdijshëm të çështjes, është e mundur që s`do të duhen aq shumë të ardhura sa mendoni se ju duhet. Duke krijuar më shumë hapësirë në jetën tuaj, bëheni më të lumtur dhe më të hapur ndaj mundësive të reja, që përshtaten më shumë me stilin tuaj të jetës.

3. PO TË KISHA PASUR MË SHUMË GUXIM T`I SHPREHJA NDJENJAT E MIA

Shumë njerëz i ndrydhin ndjenjat e tyre për të qëndruar në marrëdhënie të mira me persona të tjerë. Si rezultat, pranojnë gjëra mediokre (mesatare) dhe kurrë nuk bëhen ajo që ata me të vërtetë do të mundeshin. Ky qëndrim shkakton sëmundje që zhvillohen gjithnjë e më shumë siç janë hidhërimi dhe zemërimi.

Ne s`mund t`i kontrollojmë reagimet e të tjerëve, megjithatë, edhe pse njerëzit fillimisht mund të reagojnë kur e ndryshoni mënyrën me të cilën e shprehni veten sinqerisht, më vonë kjo marrëdhënie kalon në një nivel më të lartë dhe më të shëndetshëm.

4. DO TË DËSHIROJA TË KISHA QËNDRUAR NË KONTAKT ME MIQTË E MI

Kur ndodheni vetëm pak javë para fundit të jetës, e kuptoni që e keni lëshuar miqësinë e artë, se ajo ju ka rrëshqitur prej duarve. Shpesh, njerëzit janë ankuar sesi nuk i kanë përkushtuar kohë dhe përpjekje të mjaftueshme miqësisë, që në fakt e ka merituar një gjë të tillë. Çdokujt i mungojnë miqtë kur ndodhen në prag të vdekjes.

Kjo është një dukuri normale në jetën e sotshme të përshpejtuar, por kur jeni të ballafaquar me vdekjen, detajet fizike bien. Njerëzit duan ta rregullojnë gjendjen e vet financiare, por paratë ose statusi nuk e kanë rëndësinë më të madhe. Ata duan më shumë që gjërat të renditen për ata për të cilët janë bërë merak. Por në fund tash veç është tepër vonë që këto gjëra të zgjidhen. Në fund të gjitha vijnë te një pikë: te dashuria dhe marrëdhënia, sepse kjo është e gjitha që na mbetet.

5. DO TË DËSHIROJA TË KISHA QENË MË I/E LUMTUR

Kjo është edhe një prej dëshirave shumë të shpeshta. Shumë vetë deri në fund të jetës s`e kuptojnë se lumturia është një çështje e zgjedhjes, kështu që shumica e njerëzve mbeten të bllokuar në modele dhe shprehi të vjetra. Zona e sigurisë shpesh shndërrohet në emocione si dhe në jetën fizike. Të gjithë njerëzit thellë mallëngjehen për momente gazmore dhe “çmendurish” në jetën e tyre. Por, në shtrat para se të vdesin ajo çfarë të tjerët mendojnë për ju nuk ka rëndësi.

Jeta është një zgjedhje. Kjo është jeta juaj. Zgjedhni me ndërgjegje/vetëdije, me mençuri dhe ndershmëri. 

(Përgatiti: P. Shtjefën Dodes, SJ)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »