SHTEGTIMI NË TOKËN SHENJTË I MISIONIT KATOLIK SHQIPTAR NË SIRNACH
Misioni Katolik Shqiptar në Sirnach, organizoi shtegtim në Tokën e shenjtë, nga data 9 – 16.10. 2015, nën udhëheqjen e P. Gazmend Tinaj OFM nga Shkodra. Në mesin e shtegtarëve ishte edhe don Prekë Lazri, drejtor i Radio Marisë në Shqipëri, don Ambroz Demaj, meshtar nga Rrësheni dhe meshtari ynë don Alberti dhe motra Klementina.
Shtegtimi ynë nisi nga aeroporti i Cyrihut për në Tel Aviv, Izrael, që zgjati rreth 4 orë. Pas arritjes në Tel Aviv, vendi i parë që vizituam ishte Stella Maris, ku ishte një pamje e mrekullueshme e Detit Mesdhe, pastaj Mali Karmel, ku ka jetuar dhe vepruar Elia profet. Pas këtyre vendeve e vazhduam shtegtimin drejt Nazaretit. Nazareti, tani është qytet arab, me një numër relativisht të madh të të krishterëve. Ky qytet, vendlindja e Familjes së Shenjtë, të bënë vërtetë të ndjesh kënaqësi të papërshkruar derisa ecish nëpër rrugët e qytetit, tani relativisht të madh, ku është rritur Shëlbuesi ynë, Jezu Krishti, nën mbrojtjen e Shën Jozefit dhe kujdesit e dashurisë së Zojës Mari.
Vizituam edhe Malin Tabor, ku Krishti u shndërrua para tre apostujve. Këtu patëm meshën e shenjtë.
Të dielën vizituam Kafarnaumin, pastaj vendin e shumimit të bukëve dhe Liqenin e Gjenezaretit, e bëmë edhe një shëtitje me anije nëpër Liqe, duke përkujtuar Krishtin, që pothuajse tërë veprimtarinë e kaloi buzë këtij Liqeni.
Shtegtimi ynë vazhdoi me vizitën në Malin e Lumturive, pastaj në Kanën e Galilesë, ku të martuarit ripërtërinë premtimet martesore, pastaj Lumi Jordan, ku ripërtërimë pagëzimin tonë, pikërisht aty ku vet Krishti ishte pagëzuar.
Vendi tjetër i shtegtimit ishte Mali Qumran, ku janë gjetur shumë shkrime origjinale të Biblës, dhe ku ka jetuar Shën Gjon Pagëzuesi, pararendësi i Krishtit. Pasi aty afër është edhe Deti i Vdekur, një vend atraktiv për turitë, ja mundësuam vetit një pasdite relaksim dhe pushim buzë kësaj mrekullie natyrore.
Vendi tjetër i shtegtimit tonë ishte Jerusalemi, që e kaluam nëpër shkretëtirën e Judesë: gjatë këtij udhëtimi shtegtarët u ndalën për ta vizituar Betlehemin, ku të gjithë përjetuam ndjenja të veçanta, pasi është një ndjenjë e papërshkrueshme të jesh në vendin ku Krishti kishte lindur, erdhi në botë për të shndritur errësirën e kësaj bote, Krishti që erdhi për të shëlbuar njerëzimin.
Në Qytetin e Amshuar – Jerusalem, qëndruam tri ditë, duke vizituar dhe u lutur në vendet e shenjta, dhe duke bërë edhe udhën e kryqit, në të cilën Jezusi para 2000 viteve e kishte kaluar: me kryq në krah, që më shumë përvujtëri e bartnin besimtaret tanë. Për çdo ditë kemi kremtuar meshën, si lutja më e madhe, më e lartë që ne si të krishterë e kemi.
Në emër të besimtarëve e falënderojmë shumë meshtarin tonë don Albertin për organimimin shumë të mirë të këtij shtetgtimi dhe pater Gazmendin për shpjegimin dhe meditimet e mrekullueshme që i ka bërë nëpër ato vende të shenjta.
Përgatiti: Nue Zefi, pjesëtarë i shtegtimit
Mesha në Malin Tabor
Grupi shtegtarëve në Kafarnaum.
P. Gazmendi duke shpjeguar në Kishën e shumimit të bukëve.
Në anije nëpër Liqenin e Gjenezaretit
Kisha në Kanë të Galilesë.
Ripërtrija Pagëzimit në Lumin Jordan
« U MBAJT TAKIMI I VI NDËRFETARË I TË RINJVE TË KOSOVËS JEZUSI NA ZBULON SE KUSH JEMI »