JEZUSI NA ZBULON SE KUSH JEMI

Oct 19 • Meditimi i ditës

19 tetor 2015 – E hënë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Ia përkujtoj vetes se, ndërsa jam duke ndenjur këtu në këtë moment,

Hyji është duke më vështruar me dashamirësi dhe dashuri

duke më lejuar që të ekzistoj.

Një moment do të ndalem dhe do të mendoj për këtë.

 

Liria

 

Nuk ekziston situatë prej së cilës nuk do të mund të dilja edhe më i/e pasur me dashuri dhe jetë.

Mirëpo, dëshirat e mia shpesh herë janë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha ato duhet qenë të plotësuara.

E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë sime

t`i kompozojë dëshirat në një melodi dashurie gjallëruese plot harmoni.

 

Vetëdija

 

Në praninë e Hyjit që më njeh në mënyrë intime,
Dhe më pranon krejtësisht ashtu si jam,
Mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë në lidhje me mënyrën se si jam duke e ndier veten.
Si ishte dita e djeshme?
Si po e ndiej veten në lidhje me atë që kam përjetuar,
Dhe se si jam përgjigjur?
I ndaj ndjenjat e mia haptazi me Zotin.

 

Fjala

 

Hyji i flet çdonjërit prej nesh personalisht.

Duhet të përgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk 12,13-21

 

13 Atëherë dikush prej turmës i tha:

“Mësues, thuaji vëllait tim ta ndajë me mua trashëgimin tonë.”

14 “Or mik, ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ kush më vuri mua gjykatës ose ndarës mbi ju?”

15 Atëherë u tha:

“Vëriani mendjen: ruajuni fort prej lakmisë së pasurisë, sepse sado i pasur që ndokush të jetë, jeta e tij nuk varet nga pasuria që ka.”

16 Atëherë u tregoi këtë shëmbëlltyrë:

“Tokat e një pasaniku i dhanë fryt të madh. 17 Ai mendonte me vete e thoshte: ‘Ç’të bëj? Nuk kam më vend ku të mbledh të lashtat e mia. ’18 Dhe tha: ‘Kështu po bëj: do t’i rrëzoj grunarët e do t’i punoj më të mëdhenj dhe do t’i mbledh në ta të gjitha: grurin dhe të gjitha të lashtat e mia. 19 Atëherë do t’i them shpirtit tim: shpirti im, ke pasuri me shumicë për shumë vjet: pusho, ha, pi, gëzo!’ 20 Porse Hyji i tha: ‘I marrë! Pikërisht sonte, në këtë natë, do të kërkohet shpirti yt prej teje, e ç’grumbullove kujt do t’i mbesë?’ 21 Kështu i ndodh atij që grumbullon pasuri për vete e nuk kujdeset të bëhet i pasur në Hyjin.”

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm nga Shkrimi i Shenjtë:

 

– Pse ne fakt jetojmë? Kërkesat e mënyrës sonë të jetës mund të na bëjnë të vështirë që ta vendosim si duhet shkallën e vlerave.

– Vetëm në lidhje me Jezusin e zbulojmë se kush jemi në të vërtetë– unë jam një person i cili mbart në vetvete vlerat për të cilat Jezusi shkoi në kryq. 

 

Bashkëbisedimi

 

Për çka jam i/e vetëdijshëm/e kur lutem?
A po e shoh se ku jam i/e thirrur të rritem në dashuri?
Jezusi është shoku dhe miku im konstant,
Dhe unë i ndaj përvojat dhe dëshirat e mia me të.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »