KUR NJË IPESHKËV KATOLIK E PAGËZON TË ATIN E TIJ MYSLIMAN

Oct 20 • INTERVISTË

Në mesin e 48 prelatëve afrikanë që po qëndrojnë këtë muaj në Romë në Sinodin e Ipeshkvijve, për të diskutuar për thirrjen dhe misionin e familjes në botën bashkëkohore, merr pjesë edhe një argjipeshkëv që tregon një histori interesantë për jetën e vet dhe vendit prej nga vjen.

Imzot  Thomas Luke Msusa (53 vjeçar), argjipeshkëv i Blantyre, Malawi, është intervistuar nga Diane Montagna, korrespondente nga Vatikani për agjencinë katolike www.aleteia.org, dhe ka zbuluar një histori të bukur të dëshmisë së fesë personale dhe të familjes së tij. Ky ipeshkëv vjen nga një familje myslimane, i cili që nga fëmijëria është konvertuar në katolik, është bërë prift e më vonë edhe ipeshkëv. Një kohë të gjatë ka hasur në rezistencë të madhe tek prindërve të tij, tek familja dhe farefisi, si dhe tek të gjithë vendasit, duke e konsideruar si një njeri tradhtar të fesë islame dhe kulturës tyre. Por kjo histori ka një happy end: në fund edhe i ati i tij, që ka qenë hoxhë, mësues i islamit, i përkulet në dy gjunjë para tij dhe ja kërkon pagëzimin.

Ambuye-Msusa

Hirësia juaj, kemi dëgjuar se disa myslimanë janë konvertuar në të krishterë në Malawi. Çfarë mund të na thonë për këtë?

Po, është e vërtetë. Kam punuar në dioqezën e Zamba për 10 vjet dhe për çdo vit në Vigjiljen e Pashkëve në Katedrale kemi pasur 100 deri 150 të rritur, që ju kanë bashkuar Kishës. Ka shumë tjerë të këtillë nëpër famulli nëpër ipeshkvi.

I kam pyetur si kanë ardhur deri te konvertimi/kthimi. Mu përgjigjën se kjo ka ndodhur përmes Radio Marisë, e cila është shumë e fuqishme në vendin tonë. Këta njerëz dëgjojnë Radio Marinë.  Kur ne i kremtojmë meshët e mëdha apo solemne, ato transmetohen përmes Radio Marisë. Kur një kohë Radio Maria nuk ishte e pranishme, ata kanë dëgjuar vetëm propagandë kundër Kishës Katolike. Porse tani kanë arritur ta njohin të vërtetën për Kishën Katolike. Dhe kjo është arsyeja që janë bërë katolik.

Në Blantyre, në dioqezën ku jam tani, kemi të njëjtën gjendje. Kur shkoj për të ndarë sakramentin e krezmimit nëpër famulli, atje gjejë 20-50 persona që janë kthyer nga myslimanë në katolikë.

Kjo gjë nuk është problem në vendin tonë. Në fshatin nga i cili vijë, 99,9% janë myslimanë. Disa prej të afërmve të mi kanë qenë myslimanë. I ati im ka qenë hoxhë.

Je rritur si mysliman?

Kur isha vetëm 7 vjeç, e kam lëshuar shtëpinë dhe kam shkuar në famulli, sepse dëshiroja të shkoja në shkollë. Askush nga fshati im nuk donte të më ndihmonte. Kështu kam qëndruar në famulli. Kur i bëra 12 vjet, kam kërkuar të pagëzohem, dhe u pagëzova.

Atëherë i pata kërkuar priftit: “Si mund të bëhem si ju?” Kështu ai më dërgoj në seminar për tu përgatitur për prift.

Kur përfundimisht u ktheva në shtëpi, të afërmit e mi dhe i ati kishin dëgjuar për pagëzimin tim, më kundërshtuan. Më thonin se nuk isha i mirëseardhur në shtëpi, kështu që gjithnjë kam banuar te famullia. Ata nuk më mirëpritën.

Por faleminderit Zotit, unë jam shuguruar prift. Për ta falënderuar Zotin, kam dashur të shkoj të kremtoj meshën në vendin tim. Kështu kam kërkuar prej një plaku të Kishës ku isha dhe dajës tim – për të organizuar Meshën jashtë.

Njerëzit qeshnin dhe pyetshin sa njerëz do të mund të vinin, por kishte plotë njerëz. Të afërmit dhe i ati im kanë ardhur. I ati më tha: “E di, unë të kam refuzuar të bëhesh pjesë e kësaj Kishe, por tani besoj se ne ndoshta do të mund të arrijmë qiellin/parajsën nëpërmjet teje.”

I ati im, i cili ka qenë mësues i Islamit – një hoxhë – e tha këtë.

A është konvertuar edhe i ati në fenë katolike?

Kur jam bërë ipeshkëv, jam kthyer në shtëpi dhe i kam thirrur njerëzit që të vijnë për një moment të përbashkët. Dhe i ati im, një hoxhë, ra në gjunjë para meje dhe më tha: “Unë dua të pagëzohem”. Un i thash: “Oh Atë, gjithë këto vite më ke thënë se unë do të shkoj në ferr. Do të vish në ferr me mua? (qesh)

Formimi apo përgatitja në fenë e krishterë zgjatë 3 vjet, dhe unë i thash atij: nëse dëshiron të bëhesh katolik, duhet të bësh mësim të krishterë për 3 vjet. Ai e pranojë këtë, dhe në vitin 2006, e kam pagëzuar.

Tani ai është një njeri i vjetër dhe i sëmurë. Kur të kthehen në Malawi, do të shkoj te shtëpia e tij në mënyrë që ai të mund të deklarojë publikisht për atë që ka bërë. Do të shkoj atje me 29 (tetor, v.përkth.) për të çuar bekim në familjen time. Ne e ndjekim vinë e nënës. Ai duhet të deklarohet që ai ka dashur të na bashkohet si i krishterë, kështu që kur të vdesin të mos shkaktohet ndonjë problem për ta varrosur si të krishterë. Do të jetë përgjegjësia ime – përgjegjësi e jona si të krishterë – për ta varrosur me ritin e krishterë.  

Të jap edhe një shembull: në fillim më kundërshtonin, tu më thanë: ti je duke ikur nga kultura jonë. Por tani, madje edhe kryetari i tradicional më ka dhuruar një fshat dhe më ka bërë prijës të tyre. Jam mbikëqyrës për 62 familje. Porse si ipeshkëv kam shumë përgjegjësi tjera dhe në vend timin tani është motra ime Kristina. Megjithatë, ajo nganjëherë me telefonon që të jam i pranishëm, kur atje ka diskutime.

Fshati është i Krishterë apo Myslimanë?

Është fshat i përzier. Jemi të gjithë së bashku. Pas Sinodit për Afrikën (në 2006), i kam ftuar të gjithë  njerëzit e fshatit, bashkë të krishterë dhe myslimanë. Kemi kremtuar meshën, kemi qenë bashkë, kemi ngrënë bashkë. Ju kam thënë: “Harroni problemet e juaja, sot do të kremtojmë”. Kemi filluar me meshën dhe atyre kjo ju pëlqen. Katolikët, të cilët janë të përgatitur, e marrin kungimin. Edhe myslimanët qëndrojnë aty. Ata presin për çdo vjet aty (që një ditë të marrin kungimin, v. përkth.)

Nga http://aleteia.org/2015/10/16/when-a-catholic-bishop-baptized-his-muslim-father/

Përkthimi: Revista DRITA

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »