MARTIN CAMAJ DHE LETËRSIA E TIJ TJETËR

Oct 20 • Kulturë, Letërsi

“Shkrimtari Martin Camajt ka lënë një vepër të madhe dhe me vlerë në fushën e letërsisë, gjuhësisë dhe në aspekte të tjera të çështjes shqiptare” – u tha në Koherencën “Camaj-Letërsia tjetër”

Martin Camaj është një nga shkrimtarët më përfaqësues të letërsisë shqipe. Sivjet është 90 vjetori i lindjes së tij, dhe me këtë rast në Shkodër, u organizua një konferencë me temën bosht “Camaj-Letërsia tjetër” dhe po ashtu u inaugurua shtatorja e tij

Shtatorja e punuar nga skulptori shkodran Skënder Kraja ka zënë vend para institucionit të Bibliotekës Universitare të këtij qyteti, në përurimin e së cilës morën pjesë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përfaqësues të institucioneve shtetërore, shkrimtarë dhe studiues të shumtë.

 Vlen të theksohet se përurimit të shtatores i ka paraprirë konferenca me temën “Camaj-Letërsia tjetër”, e organizuar nga Senati Demokristian dhe Shoqata Atdhetare “Dukagjini”, që u mbajt Bibliotekën Universitare të Shkodrës.

E drejtuar nga presidenti i Senatit Demokristian, shkrimtari Lazër Stani, në këtë konferencë folën studiuesit e shkrimtarët: Arben Prendi, Xhevat Beqiri, Sadik Bejko, Ndue Ukaj, Bardhyl Londo, Primo Shllaku e Prend Buzhala.

Figura e Camajt u vlerësua nga këndvështrime të ndryshme, me çka u shpalosën vlerat artistike të veprës së tij në fushën e poezisë, prozës dhe gjuhësisë.

Relatorët e vlerësuan lartë rolin e Camajt në fushën e letërsisë shqipe dhe në atë të albanologjisë.

Nga poetë e studiues që folën për veprën e tij, u kërkua që Camajt t’i jepej ai vend i merituar në hierarkinë e vlerave të letërsisë shqipe, meqë ai është shkrimtari i lartësive.

Në këtë konferencë, studiuesit  u shprehën se Camaj ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe dhe një intelektual i shquar i mendimit, i botës dhe i shpirtit shqiptar.

Këtë ditë kushtuar shkrimtarit të madh, e zbukuruan aktorët e Tetarit të Shkodrës që recituan pjesë nga krijimtaria e pasur artistike e Camajt.

Martin Camaj (1925-1992) është autor i shumë veprave në poezi, prozë e dramë, dhe është përfshirë pothuajse në të gjitha antologjitë ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. Camaj njihet si njëri ndër albanologët më të shquar, kryesisht me punimet mbi gjuhën shqipe dhe historinë e saj. 

1

2

3

4

5

6

Shpërndaje

Comments are closed.

« »