PROGNOZA E ZEMRËS  

Oct 23 • Meditimi i ditës

 

23 tetor 2015 – E premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Fillo duke marrë frymë thellë, duke pranuar dashurinë e Zotit, dritën e Krishtit, urtinë e Shpirtit të Shenjtë. Nxjerri jashtë të gjitha shqetësimet e tua, sfidat e tua dhe frikën tënde. Gjatë këtyre momenteve reflektoj se çka mund të bëj për t’u përgatitur për Zotin.

 

Liria

 

Në zbatimin e lirisë sime të brendshme më së shpeshti më bllokon prirja ime

që të lejoj të robërohem nga frika dhe pritjet se çfarë nevojitet apo çfarë do të duhej të isha.

Reagimet e mia të zakonshme më pengojnë që t`i kërkoj fusha të ndryshme të zhvillimit dhe të pjekurisë sime.

Do të lus për një ndjenjë më të lartë të lirisë së brendshme

dhe që të mund të arrij diçka të re prej asaj çka Hyji kërkon prej meje.

 

Vetëdija

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i vetëdijshëm dhe mirënjohës

për të gjitha bamirësitë që mi ke dhënë.

Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 12, 54-59

 

54 Pastaj iu drejtua turmës:

“Kur shihni renë se çohet në perëndim, përnjëherë thoni: ‘Do të bjerë shi!’, dhe ashtu ndodh. 55 Kur shihni se fryn shiroku, thoni: ‘Do të jetë vapë’, dhe bën vapë. 56 Shtiracakë! Dukën e tokës e të qiellit dini ta çmoni, por këtë kohë nuk dini!?”

57 “Përse ju vetë nuk gjykoni vetvetiu ç’është e drejtë? 58 Kështu, kur shkon bashkë me kundërshtarin tënd tek ushtruesi i drejtësisë, përpiqu udhës të biesh në ujdi me të ‑ që të mos nxjerrë para gjykatësit, gjykatësi të të dorëzojë shërbëtorit e shërbëtori të të hedhë në burg. 59 Unë po të them se s’do të dalësh prej andej pa e paguar edhe më të fundit qindarkë.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm i Shkrimit Shenjt:

 – Parashikimi i motit shumë është avancuar. Megjithatë, prognoza për jetën e një individi s`është lehtë të parashikohet. Aftësia për të qenë i ndershëm me vetveten dhe të jesh në kontakt me të gjitha lëvizjet e zemrës dhe mendjes është një themel i mrekullueshëm dhe solid për rritjen e brendshme. 

       – Kur jami/e sinqertë me vetveten time ky sinqeritet më ndihmon për të shprehur më saktë jetën e brendshme. I lutem Zotit për dhuratën e ndjeshmërisë së brendshme.

 

Bashkëbisedimi

 

A jam duke i vërejtur reagimet e mia gjatë kohës kur lus në bazë të Shkrimit Shenjt?

A është ajo për mua sfidë, ngushëllim apo më ngjall neveri?

Ndërsa e paramendoj Jezusin se si është duke qëndruar apo është ulur pranë meje,

Me besim, si shokut tim më të ngushtë, i flas për ndjenjat e mia.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »