JEZUSIT I MERR SERIOZISHT DËSHIRAT TONA

Oct 25 • Meditimi i ditës

25 tetor 2015 – E diela 30-të gjatë vitit (B), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Për të hyrë në praninë e dikujt nevojitet që me sinqeritet t`i afrohem i tillë siç jam.

Në këtë moment, Hyji është këtu dhe më pret.

Zoti gjithmonë më afrohet i pari, dëshiron të më njohë më shumë se miku im më i miri.

Do të ndalem një moment dhe do ta përshëndes Hyjin që më do.

 

Liria

 

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.

Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.

Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Vetëdija

 

Si po e përjetoj/ndjej veten sot?

Si po sillem me Zotin? Me të tjerët?

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

A ekziston diçka që do të më duhej të më vinte keq? Atëherë do të them: më fal.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mk 10,46-52

 

46 E arritën në Jerihon. Kur Jezusi po dilte prej Jerihonit bashkë me nxënës e me një turmë të madhe populli, biri i Timeut, Bartimeu i verbër, rrinte në anë të rrugës e lypte. 47 Posa mori vesh se ishte Jezusi Nazarenas, filloi të bërtiste:

“Jezus, Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!”

48 Shumëkush e qortonte të heshtte, porse ai bërtiste edhe më fort:

“Biri i Davidit, ki mëshirë për mua!”

49 Jezusi zuri vend e tha:

“Thirreni!”

Ata i bënë zë të verbërit dhe i thanë: “Mos u tremb! Çohu se po të thërret!” 50I verbëri hodhi mantelin e vet, menjëherë u ngrit dhe shkoi te Jezusi. 51Jezusi e pyeti:

“Çka dëshiron të bëj për ty?”

“Rabbuni! Që të shoh!” ‑ u përgjigj i verbëri.

52 Jezusi i tha:

“Shko lirisht! Feja jote të shpëtoi!”

53 Dhe aty për aty pa e u vu të udhëtojë pas Jezusit.

 

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  – Cila do të ishte përgjigja ime po të ma bënte Jezusi pyetjen që ia ka bërë njeriut të verbër?

       – Është gjë e madhe ta kuptosh se për Jezusin është me rëndësi ajo që unë dëshiroj. Kjo njohuri më ndihmon që t`i hyj bisedës së vërtetë me Jezusin duke e ditur se atij i interesojnë, i mban për të rëndësishme dëshirat, përpjekjet, ëndrrat e mia…

 

 

Bashkëbisedimi

 

Ku ndodhen ato fjalë kryesore që po mundohen të më tregojnë dashurinë e Hyjit?
Ku jam i/e thirrur për të falur, për të kuptuar, për të kërkuar falje, për tu përmirësuar?
Ku kam qenë i/e lëvizur nga dashuria apo nga frika?
Ndaji ndjenjat e tua me Jezusin.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »