ÇERDHE ZEMRASH

Oct 27 • Meditimi i ditës

27 tetor 2015 – E marte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.
Ja ku jam, o Zot.
Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.
Shumë e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria

 

Kërkoj hirin
që t`i harroj të gjitha brengat e mia,
që të jem i/e hapur se çka kërkon Hyji prej meje,
që t`i dorëzohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Vetëdija

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që mi ke dhuruar.
Le ta ndaj këtë bekim gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Lk 13,18-21

 

18 Atëherë u tha:
“Me çka është e ngjashme Mbretëria e Hyjit? Me çka ta krahasoj? 19 Është e ngjashme me kokrrën e sinapit, të cilën njeriu e mori dhe e mbolli në kopsht të vet. Ajo me kohë u zhvillua e u bë pemë dhe shpendët e qiellit bënë çerdhe në degët e saj.”
20 Dhe vijoi:
“Me çka tjetër ta krahasoj Mbretërinë e Hyjit? 21 Ajo i përngjan tharmit, të cilin e mori gruaja, e përzjeu me tri masë miell, derisa u mbrua krejt.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

  – Sekreti i Mbretërisë së Hyjit është që t`i lejojmë Jezusit të rritet në ne. Kur e bëjmë këtë e duam më shumë dhe varemi nga ai si shoqëruesi ynë.

– Sikurse zogjtë që i bëjnë çerdhet e tyre në degët e pemëve kështu edhe ne bëjmë çerdhe në zemrën e Jezusit dhe gjejmë freski në kujdesin e tij.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, qëndro pranë meje gjithmonë.
Ma jep një zemër që do të të besojë gjithmonë.
Faleminderit që më do.

 

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që kam mundur t`i kaloj disa momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen

 

Comments are closed.

« »