Si ta mësojmë komunikimin bashkëshortor?

Oct 27 • Familja

Nga Pavao Brajsha

Pas së gjithash çiftet bashkëshortore duhet të jenë të informuara për karakteristikat dhe ligjet elementare të bisedimit/komunikimit në përgjithësi, veçanërisht në martesë. Pa këto informacione për bisedimin bashkëshortor s’mundet fare të flitet për të. Pastaj vijon të mësuarit e dallimit të bisedës së tyre bashkëshortor. Të zhvillosh ndjeshmërinë ndaj asaj çfarë po ndodh në bisedën e tyre dhe ta dallosh formën konkrete të pranisë apo mospranisë së disa karakteristikave të bisedimit në martesën e tyre. Hapi i tretë në të mësuarit e bisedimit cilësor bashkëshortor është mësimi i të mësuarit të bisedimit të tyre. Kjo domethënë se duhet të mësohet se në ç`mënyrë çdo herë të flitet ndryshe, bisedimi t`i përshtatet përmbajtjes, atmosferës në raport, gjendjes emocionale të partnerit dhe ngjashëm. Biseda nuk mund të planifikohet, dhe as që ekzistojnë receta për një bisedë të suksesshme. Biseda e suksesshme dhe cilësore në martesë kërkon gjetshmërinë dhe përshtatshmërinë. Krejt kjo kërkon prej çiftit bashkëshortor aftësinë dhe vullnetin të bisedohet për bisedimin e tyre, që në komunikologji quhet metakomunikim, bisedimi për bisedimin.

Nevojitet dëgjimi i dyanshëm i çiftit bashkëshortor, dhënia, pranimi dhe kërkimi i shpjegimit, informacioneve kthyese. Duhet reflektuar, shoshitur bisedimin e tyre të përditshëm. Nëse biseda ngurron së ecuri duhet ndërprerë, që të bisedohet për atë se çfarë është duke u biseduar dhe të merret si lëndë e bisedimit bisedimi bashkëshortor. Së bashku duhet të vihet te njohja çfarë po ndodhë në bisedimin e tyre. Ky është parakusht i një komunikimi të suksesshëm bashkëshortor. Çiftet duhet të merren vesh lidhur me domethënien e porosive të shprehura dhe të pashprehura.

Mjeti i „mësimit“ të bisedimit bashkëshortor nuk janë vetëm dëgjimi i ligjëratave, frekuentimi i seminareve, leximi i librave popullore të ekspertëve për martesë. Më së rëndësishmi është zbatimi i informacioneve të marra dhe jetësimi i tyre në bisedimin personal bashkëshortor. Kjo arrihet pikërisht me bisedim për bisedimin personal me partnerin tënd bashkëshortor, me dëgjimin e dyanshëm, me dhënien dhe marrjen e informacioneve kthyese. Çdo çift bashkëshortor duhet ndërtuar mënyrën e vet, vetëm të tyre dhe për ta të përshtatshëm të bisedimit. Ata nuk guxojnë të flasin për veten dhe problemet e tyre me bisedimin e imponuar nga jashtë. Biseda e tyre duhet qenë kreacion i tyre, stili i tyre personal i komunikimit bashkëshortor.

Në bisedimin bashkëshortor çiftet bashkëshortore duhet kontrolluar të kuptuarën, përsëritur fjalët e partnerit që ta vërtetojë se e ka dëgjuar mirë. Mendimet, ndjenjat dhe qëndrimet e partnerit duhet të kuptohen, për to duhet të bisedohet me partnerin, dhe jo pa këqyrur dhe sipas supozimeve tua të interpretosh dhe të pohosh dhe që paraprakisht të dimë çfarë ai ndjen, mendon dhe ka për qëllim. Çiftet bashkëshortore në mënyrë të ndërsjellë duhet të zbulojnë, të hapin, të hyjnë në shpirtin e njëri-tjetrit pa dhënë nota dhe vlerësime. Kur partneri flet, duhet mbyllë gojën, qetë të dëgjosh dhe të tregosh interes. Gjitha këto nuk mund të ndodhin nëse nuk duhet sinqerisht!

Nga kroatishtja: P. Shtjefën Dodes, SJ

Shpërndaje

Comments are closed.

« »