KËSHILLIM ME ATIN

Oct 28 • Meditimi i ditës

28 tetor 2015 – E mërkure, Shën Simoni dhe Juda, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

 Teksa jam duke qëndruar pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,

Ai i jep jetë jetës sime dhe të gjitha sendeve që më rrethojnë.

Qëndroj një moment në heshtje,

dhe do të bëhem i/e vetëdijshëm/e që Hyji është afër.

 

Liria

 

Përpiqem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia ia dorëzoj Hyjit – së paku disa minuta sa të zgjatë kjo lutje.

 

Vetëdija

 

Në çka jam duke e gjetur momentalisht në jetën time shpresën, guximin dhe zhvillimin?

Duke i reflektuar disa muaj të mëparshëm,

a jam i/e aftë t`i vërej cilat janë ato aktivitete të mia që kanë dhënë fryt të mirë?

Nëse i kam vërejtur fusha të tilla,

do të vendosi që edhe në të ardhmen t`u siguroj hapësirë dhe kohë.

 

Fjala

 

Tani e lexoj pjesën e leximit të Shkrimit Shenjt që është parashikuar për sot.

Lexoj avash

dhe vërej fjalinë apo ngjarjen që më flet diçka.

 

Lk 6, 12-16

 

12 Ndër ato ditë Jezusi shkoi në një mal për t’u lutur. Natën e kaloi duke iu lutur Hyjit. 13 Kur zbardhi drita, i thirri nxënësit e vet e prej tyre zgjodhi dymbëdhjetë, të cilët edhe i quajti apostuj: 14 Simonin, të cilin e quajti edhe Pjetër, Andreun, vëllanë e tij, Jakobin e Gjonin, Filipin e Bartolomeun, 15Mateun, e Tomën, Jakobin e Alfeut, Simonin që quhej Zelltar, 16 Judën e Jakobit edhe Judën Iskariot, i cili u bë tradhtar.

17 Pastaj zbriti bashkë me ta e zuri vend në rrafshinë. Ishte aty një shumicë e madhe nxënësish të tij dhe një turmë e madhe e popullit prej mbarë Judesë, prej Jerusalemit dhe prej bregut të detit të Tirit e të Sidonit, 18 që kishin ardhur për ta dëgjuar e për t’u shëruar prej sëmundjeve të veta. Shëroheshin edhe ata që i mundonin shpirtrat e ndytë. 19 Të gjithë këta njerëz kërkonin ta preknin, sepse prej tij dilte një fuqi që shëronte gjithkënd.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

   – Jezusi dhe Ati i tije kaluan tërë mbrëmjen duke bashkëbiseduar për zgjedhjen e të dymbëdhjetë nxënësve. A mund ta imagjinoj se si është zhvilluar ai bashkëbisedim?

  – A këshillohem ndonjëherë me Hyjin për vendimet që duhet t`i marr në jetën time sidomos për ato që do të kenë një efekt jetë gjatë?

   – Ia vlen që të përpiqem dhe të kërkoj këshillën e Atit–edhe në qoftë se kam nevojë të rri zgjuar tërë natën në lutje.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, ti na thërret që të shkojmë pas teje dhe ta kompletojmë veprën tënde mbi tokë. Më ndihmo të shkoj përtej zonës sime të rehatisë dhe të jap fryt në shërbimin tënd.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe të lutjes sime mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »