ÇKA ËSHTË MËSHIRA?

Oct 30 • Këndvështrime

Mëshira nuk është një send, nuk është një objekt. Nuk është një akt legal, një amnisti apo një gjykim mbi sjelljen për të cilin do të pasonte falja e mëkateve.

Mëshira është një relacion, një bashkë-pjesëmarrje, implikim. Për ta ushtruar atë, është e nevojshme ta kuptosh tjetrin dhe të ndërhysh për të mirën e tij. Ja pra, mëshira ka një logjikë pushtuese, e cila bëhet e qartë vetëm po e kapëm masën e njeriut pa e copëzuar.

Në mëshirë njeriu mund t’i afrohet tjetrit, të ngjashmit me vetën, për të rikrijuar lidhjet sociale, të luftojë të keqen dhe të bëjë të mirën, kurse Kisha do të mund të bëjë për vete krejtësisht detyrën pastorale sipas vizionit të Papa Françeskut: që të pranojë duarhapur gjithsecilin që vjen për ta takuar Kishën, pa e gjykuar dhe pa  shprehur ndaj tij ndjenja refuzimi. (Antonio Spadaro) 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »