DITA E SHENJTËRVE DHE KUTJIMI I TË VDEKURVE

Oct 30 • Këndvështrime

Mësoni fëmijët tuaj çka do të thotë “Të gjithë shenjtërit” dhe “Shpirtrat e purgatorit“.

Dita e Të Gjithë Shenjtëve (me 1 nëntor) dhe Dita e të gjithë besimtarëve të vdekur (me 2 nëntor) janë festa të shenjta në Kishë që i feston feja jonë katolike në Bashkësinë (shoqërinë) e shenjtërve. Kisha mëson se çdo anëtar i trupit të Krishtit është përjetësisht i lidhur dhe nuk mund të ndahet nga koha dhe hapësira, ose edhe vdekja. Këto ditë festive janë kohë përkujtimi, celebrimi dhe lutjeje. 

Dita e Të Gjithë Shenjtëve është një kohë për të nderuar të gjithë shenjtërit dhe shenjtëreshat e mëdhenj që e patën stolisur tokën. Dita e të Gjithë besimtarëve të vdekur (e njohur edhe si Purgatori) është një ditë e veçantë kur ne kujtojmë çdo anëtar të bashkësisë së shenjtërve – përfshirë edhe anëtarët ose miqtë tanë besimtarë të familjes, të cilët kanë kaluar nga kjo jetë. Ne lutemi për të gjithë shpirtrat në purgator.

Një sugjerim për këto ditë: 

– Kujtojuani fëmijëve, ose atyre që s`dinë, se “Halloween” (nata e shtrigave) rrënjët i ka te lutja për të vdekurit në festën tonë katolike, që e përkujtojmë me 1 nëntor: “Të Gjithë Shenjtërit”, dhe me 2 nëntor: “Shpirtrat e purgatorit”. Shpjegojuani atyre se ne të gjithë kemi nevojë për lutjet dhe mbështetjen e besimtarëve edhe për shpirtrat për të cilët s`ka kush të lutet.

– Nxitini të marrin pjesë në meshën e shenjtë për këtë festë. Vizitojini varrezat, sepse mund të merrni edhe ndjesën e plotë për të vdekurit, nëse luteni për ta (Të thoni uratën  “Ati ynë” dhe “Besojmën” – sigurisht që gjithmonë mund të shtohet edhe ndonjë lutje më shumë).

– Shpjegojuani atyre dallimin në mes magjisë, e cila zakonisht nxit për të marrë a ndikuar diçka në një individ pa e pyetur atë (që është diçka e gabuar pasi ajo e zëvendëson vullnetin e Zotit), dhe mrekullive, të cilat e pyesin njeriun, por jepen vetëm nga Zoti siç e përcakton vullnesa e tij.

– Vë në dukje rreziqet nga bërja e pamjes së keqe për ftesa. Kostume të frikshme, filma horror, përzierja me gjëra djallëzore, jo vetëm të ftojnë të mendosh gabim, por ato mund të shkaktojnë edhe stres te të rinjtë, ose edhe më keq, të bëhen të pandjeshëm për të keqen në botë. Siç pat thënë një komentues televiziv një herë: “Si mund të shikosh dhe të kënaqesh në një film sadist për dy orë dhe të presësh të dalësh prej tij pa ndonjë efekt në personalitetin tënd?” Ne nuk duam të inkurajojmë asgjë për të hyrë në jetët tona që nuk rrjedh nga Zoti. Duhet të jemi vigjilentë në mbrojtjen e vetes tonë dhe fëmijëve tanë nga ndikimet negative apo të këqija.

– Vishe një kostum të një Shenjti a një Shenjtëreshe për ndejë (par ty) në vend që të shkosh në ndonjë ndejë Halloween (natë e shtrigash). Çdonjëri mund të vishet si shenjti a shenjtëresha e tij/saj i/e preferuar. Meqenëse shumë të rinj e të reja e kalojnë kohën në botën virtuale mund të ftohen që ditën e Të Gjithë Shenjtërve (me 1 nëntor) të shpërndajnë fotografi të një shenjti a shenjtëreshe që e preferojnë.

– Edukoje veten dhe fëmijët e tu për traditat dhe të vërtetat lidhur me Halloween. Artikuj referues japin informacione të thella dhe mjaft ndriçuese rreth pikëpamjes katolike të asaj se çka prej saj është bërë një traditë she

– E pritshmi me gëzim festën e të Gjithë shenjtërve. Pak verë molle, ndonjë petull a ëmbëlsirë dhe një ndejë gjatë orëve të takimit me të tjerë gjithmonë sjell buzëqeshje dhe gazmend.

Ç`ndodhë me ne kur vdesim?

Në vdekje trupi dhe shpirti ndahen nga njëri-tjetri. Trupi kalbet ndërsa shpirti i del përpara Zotit dhe pret që në Ditën e Gjyqit të ribashkohet me trupin e tij të ngjallur.

Se si do të ndodhë ringjallja është një mister. Një imazh mund të na ndihmojë për ta pranuar atë: Kur e shikojmë një farë tulipani nenuk mund ta njohim se në çfarë lule të bukur ajo do të zhvillohet në tokën e errët. Në mënyrë të ngjashme, ne nuk dimë asgjë përpamjen e ardhshme të trupit tonë të ri. Pali është megjithatë i bindur: “Mbillet në çnderim e ngjallet në lavdi” (1 Kor 15, 43a). (nr. 154)

Si na ndihmon Krishti në vdekje, nëse kemi besim në të?

Krishti na del përpara dhe na çon në jetën e amshuar. “Nuk do të vijë për të më marrë vdekja, por Zoti” (Shën Terezja Lizjë).

Duke shikuar mundimin dhe vdekjen e Jezusit vetë vdekja mund të bëhet më e lehtë. Në aktin e tij të mirëbesimit dhe dashurisë ndaj Atit ne mundemi të themi “po”, siç ka bërë Jezusi në kopshtin e Gjetsemanit. Një qëndrim të tillë e quajmë `fli shpirtërore`: ai që ndodhet në prag të vdekjes bashkohet me flinë e Krishtit në kryq. Kush vdes kështu me mirëbesim në Zotin dhe në paqe me njerëzit, pra pa mëkate të rënda, është në rrugën e bashkimit me Krishtin e ngjallur. Vdekja jonë nuk na lë të biem më poshtë se në duart e tija. Ai që vdes, nuk udhëton kurrkah, por kthehet në shtëpi në dashurinë e Zotit, e cila e ka krijuar atë njeri(nr. 155)

Ç` është jeta e amshuar?

Jeta e amshuar (e pasosur) fillon me pagëzim. Ajo kalon nëpër vdekje dhe nuk do të ketë kurrë mbarim.

Edhe kur thjesht kemi rënë në dashuri, ne duam që kjo gjendje të zgjasë përgjithmonë. “Hyji është dashuri”, thotë Letra e parë eGjonit (1 Gjn 4,16). “Dashuria”, thuhet në letrën e parë drejtuar Korintianëve, “kurrë nuk përfundon” (1 Kor 13,8). Hyji është i përjetshëm, sepse ai është dashuria; dhe dashuria është e përjetshme për shkak se ajo është hyjnore. Në qoftë se jemi në dashuri,hyjmë në praninë e pafund të Hyjit. (nr. 156)

Pas vdekjes a do të dalim para gjyqit?

I ashtuquajturi gjyqi (gjykimi) i veçantë ose personal ndodh në momentin e vdekjes së individit. Gjyqi i përgjithshëm, qëquhet edhe Gjyqi i Fundit, ndodh në Ditën e Fundit, në fund të botës, kur Zoti të vijë përsëri.

Çdo njeri që në çastin e vdekjes del para momentit të së vërtetës. Tani asgjë nuk mund të ndrydhet dhe të fshehet, asgjë më të ndryshohet. Hyji na sheh ashtu siç jemi. Ne dalim para gjyqit të tij, drejtë-bërjes së tij, për shkak se në praninë e shenjtë të Zotit mund të jemi vetëm “të drejtë” me të ose fare të mos jemi – ashtu të drejtë, siç na dëshironte Zoti kur na krijoi. Ndoshta na duhet të kalojmë nëpër një proces pastrimi, ose ndoshta do të jemi në gjendje të biem në krahët e Zotit menjëherë. Por, ndoshta do të kemi aq shumë shpirtligësi, urrejtje, mohim të çdo gjëje, sa që përgjithmonë e largojmë fytyrën nga dashuria, nga Hyji. E pra, një jetë pa dashuri nuk është tjetër pos ferr. (nr. 157)

Çfarë është qielli?

Qielli është momenti i pafund i dashurisë. Asgjë më s`na ndan nga Hyji, të cilin shpirti ynë e do dhe e ka kërkuar gjatë gjithë jetës së vet. Bashkë me të gjithë engjëjt dhe shenjtërit do të jemi në gjendje të gëzojmë përjetë në dhe me Hyjin.

Nëse e ke vënë re ndonjëherë një çift që e shikon njëri-tjetrin me dashuri apo ke parë një foshnje që duke thithur gjirin i kërkon sytëe nënës së vet, si të donte të ruante çdo buzëqeshje përgjithmonë, atëherë e ke njëfarë ideje të qiellit. Të jesh në gjendje ta shohëshHyjin ballë për ballë – kjo është si një moment i vetëm, i pafund dashurie. (nr. 158)

Ç`është purgatori?

Purgatori, shpesh herë i paraqitur/përfytyruar si vend, më parë duhet thënë se është një gjendje. Kush vdes në hirin e Zotit (pra në paqe me Hyjin dhe njerëzit), por që ka nevojë për pastrim, para se të mund ta shohë Hyjin fytyrë më fytyrë – ai është në purgator.

Kur Pjetri e tradhtoi Jezusin, Zotëria u kthye kah ai dhe e shikoi Pjetrin: “Dhe Pjetri doli jashtë dhe qau me lot për faqe” – një ndjesi kjo si në purgator. Një purgator i tillë me siguri na pret shumicën prej nesh në momentin e vdekjes sonë: Zoti e  lëshon mbi ne shikimin e tij plot dashuri dhe ne e përjetojmë turpin djegës dhe pendimin e dhimbshëm për të këqijat tona ose sjelljen tonë të keqe, ose që ka qenë “vetëm” pa dashuri. Vetëm pas kësaj dhimbje pastruese do të bëhemi të aftë për ta takuar shikimin e tij dashurues në gëzimin e kthjellët, të përsosur qiellor. (nr. 159)

A mund t`iu ndihmojmë të vdekurve që ndodhen në gjendjen e purgatorit?

Po, meqenëse të gjithë të pagëzuarit në Krishtin përbëjnë një bashkësi dhe janë të lidhur me njëri-tjetrin, të gjallët mund edhe t`u ndihmojnë shpirtrave të të vdekurve në purgator.

Kur njeriu ka vdekur, ai nuk mund të bëjë më asgjë për veten e tij. Koha e lëvizjes aktive ka kaluar. Mirëpo ne mund të bëjmë diçka për të vdekurit e purgatorit. Dashuria jonë depërton në jetën e përtejme. Nëpërmjet agjërimeve, lutjeve, bamirësive, por para së gjithash me anë të kremtimit të eukaristisë (meshës) së shenjtë mund të nxjerrim mëshirën, hirin e Zotit për të vdekurit. (nr. 160)

Ç` është ferri?

Ferri është gjendja e ndarjes së përjetshme nga Hyji, mungesa absolute e dashurisë.

Dikush që me vetëdije dhe me pëlqimin e plotë vdes në mëkat të rëndë, pa u penduar, dhe refuzon përgjithmonë dashurinë emëshirshme, falëse të Hyjit, përjashton veten nga bashkimi me Hyjin dhe shenjtërit. Ne nuk e dimë nëse dikush në çastin e vdekjesmund ta shikojë Dashurinë absolute në fytyrë dhe të vazhdojë së thëni Jo. Por liria jonë e lejon këtë vendim. Jezusi na tërheqvazhdimisht vërejtjen të mos ndahemi përfundimisht prej tij duke i mbyllur zemrat tona para nevojave të vëllezërve dhe motrave të tij:”Ikni prej meje, të mallkuar… Çkado s`bëtë për njërin prej këtyre më të vegjëlve, nuk e bëtë për mua.” (Mt 25, 41, 45). (nr. 161)

Por nëse Hyj është dashuri, si mund të ekzistojë ferri?

Hyji nuk i mallkon njerëzit. Njeriu vetë është ai që hedh poshtë dashurinë e mëshirshme të Hyjit dhe vullnetarisht e privon veten nga jeta (e amshuar) duke e përjashtuar veten nga bashkimi me Hyjin.

Hyji shumë e dëshiron bashkimin edhe me mëkatarit më të keq; ai do që të gjithë të kthehen dhe të shpëtohen. Por Hyji e krijoi njeriun të lirë dhe i respekton vendimet e tija. As Hyji nuk mund ta detyrojë dashurinë. Si një që dashuron ai është “i pafuqishëm” kurdikush zgjedh ferrin në vend të qiellit. (162)

Nga “YOUCAT” – Katekizmi i Kishës Katolike për të rinj

(Përgatiti për Rev. Drita: Shtjefën Dodes SJ)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »