LUMNIA E VËRTETË

Nov 1 • Meditimi i ditës

1 nëntor 2015 – E diel, Të gjithë shenjtërit, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Gjëja që përpiqem të bëj këtu është që kohën ta lë më një anë

dhe të përqendrohem në jetën time, atë fizike – në kohë, dhe atë shpirtërore.

Mundohem ta paramendoj Jezusin si është ulur pranë meje

dhe bisedoj me të mbi të gjitha çfarë është duke më ndodhur në jetë.

Mundohem ta kuptoj që në mundësi të panumërta

Jezusi hyn në rrethanat e përditshme të jetës sime.

E pra, jeta kalon shpejt dhe shumë gjëra ndodhin.

Ngarkime dhe obligime të ndryshme shpesh herë e shmangin këtë vetëdije për praninë e Hyjit në jetën time të përditshme. Ndërgjegjësohem për këtë, dhe dëshiroj të bëjë diçka.

Sa për tash, provoj të qëndroj i/e qetë dhe i/e hapur se çka dëshiron të më thotë prania e Tij.

 

Liria

 

O Zot, ma ke dhënë jetën dhe dhuratën e lirisë.
Unë ekzistoj në këtë botë falë dashurisë sate.
Më ndihmo që gjithmonë të di ta çmoj këtë dhuratë të jetës dhe që gjithmonë ta respektoj të drejtën e tjetrit për të jetuar.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në praninë e Hyjit që më do

i vështroj të gjitha çfarë më ka ndodhur ditën e kaluar,

që nga momenti i tashëm e nga prapa, hap për hap.

I kujtoj gjithë atë që ka qenë e mirë dhe e bukur, dhe falënderoj për këtë.

I vërej edhe hijet/dështimet dhe e pyes veten çfarë po më tregojnë ato; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

 

O Zot, je bërë njeri për të biseduar me mua;

ke ecur dhe punuar në këtë tokë; ke pësuar të nxehtët dhe të ftohtët.

Koha që e ke kaluar në tokë ka qenë e plotësuar me kujdesin për njerëz.

Ke shëruar të sëmurë, ke ringjallur të vdekur; dhe ajo më e rëndësishmja – më ke shpëtuar nga vdekja.

 

Mt 5, 1-12

 

1 Jezusi, kur pa turmën, u ngjit në mal. Kur u ul, iu afruan nxënësit e tij. 2 Atëherë mori fjalën dhe i mësoi duke thënë:

3 “Lum skamnorët në shpirt

sepse e tyre është Mbretëria e qiejve!

4 Lum ata që qajnë

sepse do të ngushëllohen!

5 Lum ata që janë të butë

sepse do ta trashëgojnë tokën!

6 Lum ata që kanë uri e etje për drejtësi

sepse do të ngihen!

7 Lum të mëshirshmit

sepse do të gjejnë mëshirë!

8 Lum ata që janë të pastër në zemër

sepse do ta shohin Hyjin.

9 Lum pajtuesit

sepse do të quhen bijtë e Hyjit.

10 Lum ata që salvohen pse kryejnë çka Hyji kërkon

sepse e tyre është Mbretëria e qiejve.

11 Të lumët ju kur t’ju shajnë e t’ju salvojnë dhe kur, për shkakun tim, t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë! 12 Gëzohuni e galdoni, sepse i madh do të jetë shpërblimi juaj në qiell! Jo po, kështu i salvuan edhe profetët para jush!”

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  – Paramendoje se je duke qëndruar ulur në një shpat kodre dhe po e dëgjon Jezusin… cila nga Lumnitë të ka prekur më së shumit? Përse?

– Jezus, na ndihmo që të dëgjojmë me gjithë zemrën, si dhe me veshë, dhe ndihmona të na kthehet gjallëria duke dëgjuar fjalën tënde, mësimin tënd, sepse ti dëshiron që përgjithmonë të na tërheqësh tek vetja jote, që të jetojmë me ty.

 

 

Bashkëbisedimi

 

E filloj bisedën me Jezusin mbi tekstin e Shkrimit të shenjtë të cilin pikërisht e lexova.

Çka më nxiti më së shumti të reflektoj?

Ndoshta nëpër këtë rresht të tekstit në sipërfaqen e vetëdijes sime

ngadalë dalin nga kujtesa fjalët e mikut, apo ndonjë rrëfim që e kam dëgjuar para pak ditësh.

Nëse është ashtu, a e ndriçon tregimi atë çfarë teksti i Shkrimit të shenjtë tenton të më thotë.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj o Zot për çdo frymëzim që të jetoj në ty nëpërmjet dashurisë – ndaj teje dhe të gjitha krijesave tua.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »