SHANTAZHIMI EMOCIONAL BRENDA MOBINGUT MARTESOR

Nov 4 • Familja

Shkruan: Pavao Brajsha

Shantazhimi apo presioni emocional, që e ka përshkruar Suzane Forward, po ashtu është formë e mobingut emocional martesor. Moberi bashkëshortor manipulon me partnerin-viktimë bashkëshortor me kërcënimin e ndëshkimit, me probleme, shkurorëzim, sëmundje, depresion, vetëvrasje nëse nuk bën çfarë kërkon moberi. Prej viktimës kërkon gjithnjë e më shumë, i bindur se më në fund megjithatë ajo do të lëshojë pe. Më atë rast nuk i merr në konsiderim ndjenjat dhe nevojat e viktimës. Premton shumëçka nëse sillet sipas dëshirës së tij. Viktimën e shpall egoiste, të pa ndjenja, lakmitare nëse nuk i nënshtrohet. E lavdëron nëse lëshon pe, kurse e injoron nëse refuzon. Duhet paguar për shkak të admirimit të tij.

Shkallët e shantazhimit emocional të moberit bashkëshortor janë kërkimi, kundërshtimi, presioni, kërcënimi, nënshtrimi, përsëritja. Moberi shantazhues në llogari të dëshirave dhe dobisë së vet e detyron viktimën e shantazhuar që t`i pranojë kërkesat e tij.

Gjatë mobingut bashkëshortor në formën e shantazhimit emocional viktimës i bëhet qartë me dije çfarë kërkohet prej saj, ose kërcënimet drejtohen kah vetvetja, ose fajësohet viktima dhe nxitet në të ndjenja e fajësisë për problemet dhe vuajtjet e veta ose e vë në teste të një pas njëshme dhe i premtohen mrekulli nëse nënshtrohet.

Në rastin e parë viktimës i bëhet me dije çfarë kërkohet prej saj. Ndëshkohet. Rezistenca e saj nxit te moberi tërbimin që tregohet aktivisht ose pasivisht. Var turinjtë, hesht, tërhiqet duke ia hedhur gjithë fajin viktimës për një sjellje të tillë të tij.

Në rastin e dytë moberi i kthen kërcënimet kah vetja kështu e ndëshkon vetveten. Viktimës ia bën me dije se do të tërbohet, do të funksionojë gabim nëse nuk i jepet çfarë dëshiron. E shantazhon viktimën me dëmtimin e shëndetit të vet dhe me humbjen e lumturisë së vet.

Në rastin e tretë moberi zgjon në viktimën ndjenjën e fajit për problemet dhe vuajtjet që i ka. E shantazhon me vuajtjen e vet. Pret plotësimin e nevojave dhe dëshirave të veta pa e thënë këtë. Bën të ditur se i duhet të pësojë nëse viktima nuk ia plotëson vullnetin e tij. Paaftësinë e viktimës për t`i lexuar mendimet e tij i merr si provë se nuk po e do. Pa fjalë, i deprimuar dhe me lot tërhiqet në vete pa treguar arsyen.

Në rastin e katërt moberi i premton viktimës mrekulli nëse nënshtrohet. E ngashënjen, i premton dashuri, të holla – mirëpo gjithë këtë vetëm nëse viktima sillet sipas pritjeve të tija. Emocionalisht e blenë viktimën me kështjella në erë, me dashuri, miratim, afërsi familjare deri sa nuk lëshon pe.

Në mes formave veç e veç të shantazhimit emocional nuk ka kufij të fortë dhe shumë shantazhues i kombinojnë. Rreth viktimës shantazhuesit krijojnë atmosferë të frikës, obligimit dhe fajësisë. Viktima shpejt e vëren që faji i saj i njëmendtë apo i imagjinuar nuk po i del afati.

Përktheu: P. Shtjefën Dodes SJ

Shpërndaje

Comments are closed.

« »