DËGJESË BIJËSIE  

Nov 10 • Meditimi i ditës

10 nëntor 2015 – e martë, Shën Leoni i Madh, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

“Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rënd dhe unë do t`ju çlodh“.

Ja ku jam, o Zot.

Kam ardhur ta kërkoj praninë tënde.

Shumë e dëshiroj fuqinë tënde që shëron.

 

Liria

 

Duhet të shkëputem nga zhurma; të ngrihem mbi zhurmën;

zhurmën që e ndërpret marrëdhënien ekzistuese, që ndanë.

Duhet t`i kthehem dëgjimit të Hyjit.

 

Vetëdija

 

E di që Zoti më do pa kushte.

Për këtë arsye me sinqeritet e vështroj ditën që po kalon, ngjarjet dhe përjetimet.

A ekziston diçka që duhet të jem mirënjohës/e? Atëherë do të them: faleminderit.

Diçka që ndihem fajtor? Atëherë do të lus për falje.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Lk 17, 7-10

 

Jezusi u tha nxënësve të vet:

7 Cili prej jush do t’i thotë shërbëtorit të vet që i punon tokën ose i ruan delet, kur të vijë në mbrëmje prej fushës: ‘Hajde e ulu me të shpejtë në tryezë!’ 8 a thua jo, përkundrazi, nuk do t’i thotë: ‘Bëje gati darkën, ngjeshu e më shërbe sa të ha e të pi unë njëherë e pastaj ha e pi edhe ti!?’ 9 A thua do ta falënderojë shërbëtorin pse zbatoi çka iu urdhërua? 10 Po kështu edhe ju, kur të kryeni gjithçka ju qe urdhëruar, thoni: ‘Jemi shërbëtorë të pavlefshëm. Bëmë vetëm atë që patëm detyrë të bëjmë. ’“

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 – Skllavëriaishte e pranuar nga të gjitha kulturat e lashta kështu që dëgjuesit e Jezusit mund ta kuptonin lehtë mesazhin e tij. Në botën bashkëkohore ne e kemi refuzuar skllavërinë dhe e shikojmë atë si të padrejtë. Zbatimi i këtij modeli, siç bën Jezusi, në marrëdhënien midis Hyjit dhe nesh,lehtë mund të na shkaktojë parehati.

–  Por,në fund mund të bëhemi të vetëdijshëm se si dëgjesa jonë ndaj Hyjit kërkohet tashmë nga natyra e vetë Hyjit.Kjo nuk është diçka me çfarë mund të lavdërohemi apo për çfarë duhet të kërkojmë shpërblim. Dëgjesa jonë është ajo e bijve dhe bijave ndaj Atittë dashur (nganjëherë quhet dëgjesë bijësie). 

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, shumica e mendimeve të mia janë të bazuara në gjërat tokësore, të preokupuara turravrap dhe me zhurmën e kohës. Më ndihmo të gjej momente të qeta meditimi në mënyrë që të mund t`i lëshohem Shpirtit tënd që vetëm ai mund të më qetësojë dhe plotësojë me dashurinë tënde jo egoiste!

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »