KATEDRALJA “NËNË TEREZA”, VEND TAKIM I ADHURUESVE TË MUZIKËS KLASIKE
Në Katedralën “Nënë Tereza”, është mbajtur koncerti Preminal i Korit dhe Ansamblit Instrumental të Filharmonisë së Kosovë. Mbrëmja e së mërkurës arriti që t’i mbledhë të gjithë artdashësit dhe adhuruesit e muzikës klasike, të cilët kishin rastin t’i dëgjojnë disa nga veprat me të mira të kompozitorëve botërorë, nën dirigjimin e Rafet Rudit. Për dallim nga programet tjera, veçantia e këtij programi ishte se realizimi i plotë i veprave të muzikës së Renesancës. Po ashtu ja vlenë të theksohet se realizimi i këtyre veprave u bë nga formacionet solisitike të anëtarëve të Korit dhe Ansmablit Instumental të Filharmonisë së Kosvës.
Teksti: Aridian Nikolla
Fotografitë: Sebastian Sokoli
« MBRETËRIA E HYJIT BRENDA TEJE SI TË SILLEMI ME KONFLIKTIN BASHKËSHORTOR? »