BARBARITË E FANATIKËVE NUK DO TË NA MBUSHIN ME URREJTJE

Nov 14 • Kisha në botë

​“Qyteti ynë Parisi, vendi ynë, mbrëmë janë sulmuar në mënyrën më të egër. Pas sulmeve të janarit të kaluar, pas atentateve të kësaj jave në Beirut dhe shumë atentate tjera gjatë këtyre muajve, para së gjithash në Nugeri dhe vendet tjera afrikane, vendi ynë prapë po e përjeton dhembjen e zisë duke u përballur me barbaritë e propaganduara prej këtyre grupeve fanatike.” U shpreh argjipeshkvi i Parisit, Kardinali André Vingt-Trois, përmes një note të hedhur për publikë këtë mëngjes.

“Këtë mëngjes lus dhe i ftojë katolikët e Parisit – vazhdoj Kardinali – që të luten për ata që u vranë mbrëmë dhe për familjet e tyre, për të plagosurit dhe për të afërmit, e për të gjithë ata që angazhohen për të ndihmuar. Të lutemi për organet e rendit, që janë të nënshtruara një presioni enorm, për udhëheqësinë e vendit dhe për të gjithë vendin tonë, që të mbesim të bashkuar e në paqe në zemrat tona. Kërkoj prej besimtarëve të Parisit që t’i nënshtrohen masave të sigurisë, që i kanë vërë autoritetet publike…”

Kardinali thërret katolikët dhe njerëzit vullnetmirë, që të bashkohen në meshën, të cilën do ta kremtojë sot në Katedralen “Notre-Dame” të Parisit, në ora 18:30, e që do të paraprijë rënia e kambanave të kishave për 15 min para meshës, për viktimat e të premtes mbrëma.

“Përballë kësaj dhune të njerëzve – e përfundon letrën e tij Kardinali – të mbajmë zemrat tona të qeta e pa urrejtje. Me urti e përmbajtje le të përballojmë këtë përvojë të hidhur… që mos të krijohet urrejtja tek njerëzit. Kërkojmë hirin që të jemi krijuesit e paqes.”

(Rev. Drita)

Shpërndaje

Comments are closed.

« »