NË TË GJITHA KISHAT KATOLIKE TË KOSOVËS NESËR KREMTOHET MESHË PËR VIKTIMAT E PARISIT
Nga Zyra e Ipeshkvisë së Kosovës kemi lajmin se është kërkuar nga të gjitha Famullitë e Kosovës, që, gjatë meshës të së dielës, të kujtohen viktimat e terrorizmit në Paris dhe të lutet për paqen në botë.
Kjo iniciativë vjen nga dëshira e Ipeshkvit të Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili dëshiron që, me bashkëpunëtorët e tij, besimtarët katolik dhe njerëzit vullnetmirë, të jenë të bashkuar në lutje dhe në solidaritet për sulmin e rëndë që e preku Parisin këtë të premte.
Mesha në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, do të jetë në ora 11:00, të cilës do t’i prijë vetë Imzot Dodë Gjergji.
Ejani të lutemi të gjithë së bashku për paqe në botë #PrayForParis
« BARBARITË E FANATIKËVE NUK DO TË NA MBUSHIN ME URREJTJE DUKE PRITUR TË PAPRITURËN »