ÇFARË DUHET “PASTRUAR” SOT NË KISHË?

Nov 20 • Meditimi i ditës

20 nëntor 2015 – e premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Ndalu një moment dhe paramendoje se si Hyji është duke të vështruar. Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt gëzohen për dëshirën e madhe tënde që këtë kohë po ia kushton lutjes.

 

Liria

 

Vdekja jote në kryq më ka liruar.

Mund të jetoj lirshëm dhe gëzueshëm, pa frikë prej vdekjes.

Mëshira jote nuk njeh kufi.

 

Vetëdija

 

Si po e ndiej veten përnjëmend? I/e pa brengosur? I/e turbulluar?
Ndoshta jam i/e qetë, i/e lumtur pse ekzistoj.
Por ndoshta i/e frustruar, i/e brengosur dhe i/e zemëruar.
E pranoj atë çfarë ndiej përnjëmend.
Sepse Hyji më do pikërisht të tillë siç jam realisht.

 

Fjala

 

Hyji i flet çdonjërit prej nesh personalisht.

Duhet ashtu ta dëgjoj në mënyrë që ta ndiej çfarë dëshiron të më thotë.

Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Lk 19,45-48

 

45 Kur hyri në Tempull, zuri t’i dëbojë jashtë shitësit. 46 U tha:

“Shkrimi i shenjtë thotë:

‘Shtëpia ime duhet të jetë shtëpi lutjeje

e ju e bëtë shpellë cubash!’“

47 Çdo ditë mësonte në Tempull.

Kryepriftërinjtë dhe skribët kërkonin mënyrën si ta vritnin, gjithashtu edhe krerët e popullit 48 por s’i gjetën assesi mënyrën, sepse mbarë populli e dëgjonte i rrëmbyer prej fjalëve të tij.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Në ungjillin e tij, Gjoni e vendos ngjarjen e dëbimit nga tempulli në fillim të misionit publik të Jezusit. Luka, i cili na sjell pak detaje, e vendos këtë ngjarje në fund. Kjo i jep atij mundësinë për të lidhur komplotin e armiqve të Jezuit kundër tij. Luka ngadalë krijon një atmosferë të armiqësisë që do të çojë në arrestimin, torturimin dhe vdekjen e Jezusit.

– A mundet një jetë e krishterë të jetë pa tension dhe konflikt? Çfarë duhet “pastruar” sot në Kishë?

 

Bashkëbisedimi

 

E filloj bisedën me Jezusin në bazë të tekstit të Shkrimit Shenjt që pikërisht e lexova.

Ç`më nxiti më së shumti të mendoj?

Ndoshta nëpërmjet atij rreshti të tekstit në sipërfaqen e vetëdijes sime

ngadalë nga kujtesa dalin fjalët e mikut, apo ndonjë tregim që e kam dëgjuar para pak kohe.

Nëse është ashtu, a po e ndriçon tregimi atë çfarë mundohet të më thotë teksti i Shkrimit Shenjt?

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »