PËRKATËSIA E FAMILJES SË ZOTIT
21 nëntor 2015 – e shtunë, Kushtimi i Shën Marisë Virgjër, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme
Prania e Hyjit
Jezusin mund ta kërkojmë në cilëndo kohë të ditës a të natës.
Ai gjithmonë pret, duke përgjuar thirrjen tonë.
Çfarë bekimi i mrekullueshëm!
Nuk kam nevojë as për telefon as e-mail, vetëm një pëshpëritje.
Liria
S`ka situatë prej së cilës s`do të mund të dilja më i/e pasur me dashuri dhe jetë.
Mirëpo, dëshirat e mia janë shpesh herë të fiksuara, të robëruara në iluzione se të gjitha duhet qenë të plotësuara.
E lus Hyjin që nëpërmjet lirisë time
t`i bëj dëshirat e mia këngë melodie gjallëruese të një dashurie plot harmoni.
Ndërgjegjësimi
Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm dhe mirënjohës/e
për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.
Këtë bekim ta ndaj gjithmonë me të tjerët.
Fjala
Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me mirëbesim, shpresë.
Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm
dhe se ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çfarë po të flet ky tekst i sotshëm.
Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.
Mt 12, 46-50
46 Ndërsa ai ende po i predikonte popullit, përjashta prisnin nëna e tij e vëllezërit dhe po e kërkonin të flisnin me të. 47. Dikush i tha: [“Shih! Nëna jote dhe vëllezërit e tu presin jashtë dhe dëshirojnë të flasin me ty.”]
48 Ai iu përgjigj atij që e lajmëroi:
“Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?”
49 E shtriu dorën e vet drejt nxënësve të vet e tha:
“Ja, nëna ime e vëllezërit e mi! 50 Sepse vëllai im, motra ime e nëna ime është ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.”
Çfarë po dëshiron të më thuash, o Zot?
Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:
– Pyetja qendrore e Jezusit është: “Kush është nëna ime?” Përgjigja e tij është provokuese me qëllim për të nxitur njerëzit të mendojnë për prioritetet.
– Marrëdhënia e tij biologjike dhe psikologjike me Marinë, nënën e tij, i ishte dhuru Jezusi nuk ka ndërmend ta pakësojë, ta nënvleftësojë këtë marrëdhënie. Por ka një tjetër marrëdhënie që nuk është e bazuar në gjak, por në besim. Ajo vjen nga përgjigjja thirrjes së Jezusit për ta ndjekur. Ne e dimë se kjo do të thotë të jesh nxënës. Kjo marrëdhënie ka përparësi mbi çdo formë të lidhjes njerëzore.
– A jam i vetëdijshëm për prioritetet sipas të cilave jetoj?
Bashkëbisedimi
O Zot i dashur, ji pranë meje gjithmonë.
Ma jep një zemër e cila gjithmonë do të të besojë.
Faleminderit që më do.
Përfundimi
Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve me ty.
Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.
« ÇFARË DUHET “PASTRUAR” SOT NË KISHË? MBRETËRIA E SË VËRTETËS, LIRISË DHE DASHURISË »