SHTATË ELEMENTE BAZIKE TË GRINDJES BASHKËSHORTORE

Nov 24 • Familja

 

Nga Pavao BRAJSHA

Sipas librit “Armiqtë intimë”, shumë të popullarizuar në Amerikë, që e kanë shkruar G.R. Bach dhe P. Wyden, grindja mund të vështrohet në suaza të nëntë karakteristikave të tyre elementare.

Grindja bashkëshortore mund të jetë e njëmend apo imagjinare. E para bazohet në fakte të njëmenda kurse e dyta në arsyet me gjasë. E para ka lidhje, kurse e dyta nuk ka lidhje me ngjarjet e njëmenda dhe ndodhive në martesë.

Më tutje, mund të jetë e ndershme apo e pandershme, ofenduese apo jo ofenduese, fer dhe jo fer, në të cilën njeriu e respekton apo nuk e respekton atë me të cilin grindet.

Mund të jetë dyanshmërisht aktive apo thjesht pasive. Nuk është krejt njëjtë se a marrin pjesë të dy partnerët barazi apo njëri tërheq, kurse tjetri dominon. Mund të flasim edhe për pjesëmarrjen me të drejta të barabarta dhe të pabarabarta të partnerëve bashkëshortorë në grindje.

Grindjen bashkëshortore mund ta vështrojmë edhe nëpër nivelin e përgjegjësisë së pjesëmarrësve të grindjes për atë çfarë ndodh në të. Përgjegjësinë për pjesëmarrje në grindje çiftet bashkëshortore mund ta pranojnë duke i paraqitur mendimet e tyre, flasin në vetën e parë, dhe tregojnë atë çfarë mendojnë, apo këtë përgjegjësi nuk e pranojnë, kështu që paraqesin mendime të huaja, shprehen papërcaktueshëm, vazhdimisht thirren në atë çfarë mendon apo flet dikush apo të tjerët.

Humori gjatë grindjes bashkëshortore mund të jetë jo ofendues dhe relaksues, por mund të jetë edhe ofendues, ironizues. Përqeshja dhe tallja e partnerit bashkëshortor e bën grindjen jocilësore. Në një grindje të tillë, partnerët bashkëshortorë nuk ndjehen mirë, e përjetojnë veten të ofenduar.

Grindja bashkëshortore mund të jetë e hapur dhe agresion jo i maskuar, apo agresion i fshehur dhe i maskuar. Më pak dhemb sulmi direkt sesa indirekt në dikë.

Në grindjen bashkëshortore çiftet martesore mund të jenë të qartë, të njëkuptimshëm apo të jo të qartë dhe shumëkuptimësh, të dëgjojnë edhe porositë e partnerit apo vetëm të pohojnë me kryeneçësi të veten. Mënyra e komunikimit të ndërsjellë është kryesore për cilësinë e grindjes në martesë.

Grindja bashkëshortore mund të jetë e drejtuar në të tashmen dhe në partnerin e njëmend, por edhe në të kaluarën dhe në disa partnerë të tjerë. Grindja cilësore bashkëshortore qëndron në atë çfarë ndodh tani dhe përnjëmend në martesë dhe nuk ikën në të kaluarën as nuk e përdor atë çfarë ka ndodhur më përpara për “zgjidhjen” e asaj çfarë është duke ndodhë tani. Ajo është e lidhur me atë me të cilin grindet.

Dhe në fund, grindja bashkëshortore mund të jetë e drejtpërdrejt apo e tërthortë, e lidhur për një problem të caktuar dhe një sjellje e caktuar të partnerit, apo e lidhur për karakteristika të përgjithshme dhe të pacaktuara të atij me të cilin partneri bashkëshortor grindet. Grindja cilësore nevojitet të drejtohet në një problem të caktuar dhe sjellje të caktuar, dhe jo që të shkapërderdhet në diçka të përgjithshme apo të pacaktuar.

Për çfarë grindje është fjala në martesën tonë?

Përktheu: P. Shtjefën Dodes, SJ

Shpërndaje

Comments are closed.

« »