DEPUTETI ITALIAN ERNESTO PREZIOSI, DO TË MBAJË LIGJËRATË NË IPESHKVINË E KOSOVËS

Nov 25 • Kisha në Kosovë

Të premten, më 27 nëntor 2015, në ora 12:00, në Rezidencën e Ipeshkvisë së Kosovës, pranë Katedrales “Nënë Tereza” Prishtinë, do të mbahet një tribunë, në të cilën do të ligjërojë Z. Ernesto Preziosi, anëtar i Partisë Demokratike Italiane, deputet në Parlamentin Italian.

Tribunën e organizon Fondacioni “Drita”, i cili, që dy vite radhazi, organizon tribuna me temë “I krishteri dhe shoqëria”.

Tema për këtë tribunë do të jetë: “Modeli i politikanit të krishterë  – Sfidat në një shoqëri shekullare dhe multikonfesinale.”

Pritet të marrin pjesë pjesëtarë të Kfor-it Italian, italianë të pranishëm në Kosovë, personalitete nga bota e kulturës dhe jetës publike, studentë etj. etj.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »