POLITIKA SI MJET SHËRBIMI DHE BAMIRËSIE

Nov 27 • Kisha në Kosovë

Teksti: Ardian Nikolla

Fotografitë: Antigona Pjetraj dhe Sebastian Sokoli

 

Të jesh politikan është një mision i vështirë, politika është një botëkuptim për njeriun dhe shoqërinë. Marrja e të krishtërit me politikë nuk përbën një gjë të vetëkuptueshme, sepse me anë të politikës ne jemi në gjendje të bëjmë gjëra të mëdha për shoqërinë, dhe nëpërmjet saj ne arrijmë të jemi pjesë e dashurisë për të afërmin. Pra, politika është një shenjë e bamirësisë dhe e shërbimit për njeriun. Kështu ka thënë deputeti i Parlamentit Italian Ernesto Preziosi, në tribunën shkencore me temën “Modeli i Politikanit të Krishterë”.

 

Deputeti i Parlamentit Italian Enesto Preziosi, ka mbajtur një ligjeratë në tribunën shkencore të organizuar nga Fondacioni “Drita”, me temë “Modaliteti i Politikanit të Krishterë”, ku ka folur për sfidat e një shoqërie shekullare dhe multikonfesinale, kontributin e të krishtërit në jetën  politike, si dhe politikën si mjet i zgjidhjës së problemeve shoqërore.

Ai ka folur për politikën si përgjigje e organizuar, dukë thënë se politika është përgjigje për pyetjet e shoqërisë e të cilat nënkuptojnë problemet e tyre.

“Politika është një përgjigje e organizuar ndaj problemeve, pyetjeve që vijnë nga shoqëria  sipas botëkuptimeve të tyre. Po ashtu politika është ndëgjim dhe zgjidhje për problmet shoqërore, politikani i mirë është ai politikan i cili i njeh mirë botëkuptimin dhe nevojat e njerëzve, po ashtu një lider i mirë në politikë është ai lider i cili arrin që t’i edukojë zgjedhësit e vetë. Me anë të politikës ne duhet të krijojmë vizion dhe perspektivë të qartë për gjeneratat e ardhshme, ne si katolikë mund t’i ofrojmë modele dhe ide të reja politikës, dhe katolikë duhet të japin kontributin e tyre në jetën politike”.

 Shekullarizmi i pushtetit të Shtetit

“Jemi para një krize e cila kërkon ni ri-kuptim në kontekstin shoqëror dhe kulturor. Ne si fetarë duhet të pyetmi për rolin e fesë në këtë gjendje të panjohur ku duhet të mendohet lidhja fe – politikë, ky lloj shqyritimi është i domosdoshëm nga skenarët e ndryshimeve gjithnjë e me planetare dhe pasojat që na i përkasin për së afërmi, ku vetë Shteti,vizioni i tij si pushtet, janë gjithnjë me të shekullarizuar”.

Politika një lloj bamirësie

“Është një detyrë që edhe ne si të krishterë të kemi një pjesë të përgjegjësië. Mu për këtë nuk mund ta lëmë politikën në vete, por ne duhet të marrim pjesë, të jemi pjesëmarrës, sepse politika në të gjitha nivelet ka marrur fuqi që t’i caktojë proceset e zhvillimit në drejtësi dhe solidaritet. Këtu na shtrohet pyetja se pse i krishteri duhet të merret me politikë dhe duhet të bëjë politikë? Për ne politika është bija e bamirësisë, e dashurisë së Zotit për njeriun, të urdhrit të dashurisë që kërkon ta duam të afërmin tonë si vetveten. Për këtë duhet ta konsiderojmë politikën si një fushëveprim që na “detyron”, si besimtarë”.

Në politikë si të krishterë

“Parimi bazë i mësimit të Kishës rreth çështjeve shoqërore dhe politike është interesimi i vërtetë dhe i thëllë për përsonin, njeriun duke kërkuar realizimin e të gjithëve në kërkim të drejtësise. I krishteri në politikë duhet ti ketë disa kërkesa bazë siç janë a) Feja e jetuar; disa angazhohën në politkë duke thënë se janë të krishterë, por pa e pasur në jetë praktikën e fesë së jetuar. b) Laiciteti: në politikë duhet angazhohemi si të krishtër, e jo se jemi të krishtër. Në politikë i krishteri takohet me njerëz vullnetmirë, me të cilët mund të bashkëpunojë për realizimin e të mirës së përbashkët. c) Kompetencat: jemi të ftuar për një ballafaqim politik, në përpunimin e programeve dhe zbatimin e objektivave,  jo vetëm në fenë tonë dhe vlerat tona, por edhe aftësia profesionale lidhur me njohurit të së drejtës, ekonomisë, dinamikave shoqërore dhe të gjitha fushave të cilat ndërlidhen me politikë, arsimin, shëndetësinë etj. Pra, duhet të rimarrim teologjinë e së vërtetës, domethënë ta forcojmë në ndërgjegjen e të krishtërëve kuptimin e së vërtetës dhe ta bëjëm një besëlidhje në mes të fesë dhe arsyes, duke i ndihmuar besimtarët në dëshmimin e fesë së pjekur dhe të menduar”.

Në fund deputeti Preziosi ka dhënë një porosi për të krishterët të cilët merrën me politikë, duke thënë se politika është një shenjë e bamirësisë dhe e shërbimit ndaj shoqërisë.


Shpërndaje

Comments are closed.

« »