SHOSHITJA E LËVIZJEVE

Nov 27 • Meditimi i ditës

27 nëntor 2015 – e premte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Në pikën e qetë të botës sime në lëvizje,
në thelbin e qenies sime,
pres ta dëgjoj dhe ta ndiej praninë e butë të Hyjit
i cili më thërret ta hap zemrën dhe të lejoj të shkoj tek Ai.
A mund të shkoj në atë vend ku po më thërret Hyji?

 

Liria

 

Lus për hirin e shenjtë

që t`i harroj të gjitha brengat e mia,

që të jem i/e hapur ndaj asaj çfarë Hyji kërkon prej meje,

që t`i lëshohem udhëheqjes së Krijuesit që më do.

 

Ndërgjegjësimi

 

Më ndihmo, o Zot, që të bëhem edhe më i/e vetëdijshëm/e për praninë tënde.

Më mëso se si të të dalloj në të tjerët.

Ma mbush zemrën me falënderim për të gjitha ato momente

kur nëpërmjet njerëzve të tjerë e ke treguar kujdesin për mua.

 

 Fjala

 

Në gjendjen e tanishme të shpirtit përqendrohu në tekstin e sotshëm me mirëbesim, shpresë.

Beso se Shpirti Shenjt është i pranishëm

dhe që ai mund të të frymëzojë që ta zbulosh çka të flet ky tekst i sotshëm.

Lexoje me vëmendje dhe me kuptim; vërja veshin çfarë po ngjanë në zemrën tënde.

 

Lk 21, 29-33

 

29 Pastaj u tregoi shëmbëlltyrën:

“Vëreni fikun e të gjitha pemët. 30 Kur të bulëzojnë edhe vetë e dini se vera është afër. 31 Kështu edhe ju, kur të shihni se po ndodhin këto, dijeni se Mbretëria e Hyjit është afër. 32 Për të vërtetë po ju them: nuk do të kalojë kjo brezni derisa të ndodhin të gjitha. 33 Qielli e toka do të zhduken, e fjalët e mia nuk do të bien poshtë.”

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi tekstin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  – Këtë krahasim mund ta përdorim për të treguar një pjesë të asaj që sot ne e quajmë”shoshitje”. Fjala aplikohet në procesin e kërkimit të vullnetit të Hyjit dhe vendosjes se sit`i përgjigjemi atij. Duke soditur(kundruar) ungjijtë ne lejojmë të absorbojmë sjelljen dhe vlera te Jezusit. Ato pastaj bëhen kriter sipas të cilit ne i shqyrtojmë rrethanat në të cilat ndodhemi dhe një pyetje/çështje të veçantë që kërkon përgjigje. Në njëfarë mënyre kërkojmë”shenja”. Nuk është fjala për lëvizje kozmike në qiell, por për lëvizje te brendshme të ngushëllimit(konsolacionit) dhe trishtimit (dezolacionit).

– Ndërsa viti liturgjik po i afrohet fundit, a ka ndonjë gjë në jetën time për të cilën duhet të marrë një vendim? Nëse është kështu, lus që të mund t`i dalloj shenjat dhe t`i interpretoj ato saktë.

 

Bashkëbisedimi

 

Si e kam përjetuar  Fjalën e Zotit? A më ka lënë të ftohtë?

A më ka ngushëlluar apo nxitur të veprojë më ndryshe?

E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje,

i drejtohem dhe ia paraqes krejt çfarë ndiej në vete.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj o Zot për çdo nxitje që ma dhurove gjatë këtyre momenteve të kaluara vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.

Si ka qenë në fillim ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »