MODELI I POLITIKANIT TË KRISHTERË. Sfidat në një shoqëri të shekullarizuar dhe multikonfesionale (I)

Dec 1 • Res socialis

 

Nga Ernesto PREZIOSI

Mund të nisemi prej disa konstatimeve çka mendojmë për politikë. Një shqyrtim edhe më interesant mbi këtë dimension që Aristoteli dhe Toma Akuini e trajtonin si gjë të natyrshme për njeriun që finalizohet me zbatimin e plotë, ndërsa Hobbsi fliste si për një krijesë artificiale, për kohëra pak të suksesshme për politikë. Shqyrtimi teorik mbi këtë temë gjatë shekujve, herë pas here, duke ndriçuar botëkuptime të ndryshme, që p. sh. e trajtonin atë si me prejardhje nga vullneti hyjnor, ose nga marrëveshja mes njerëzve të lirë.

Në kohën e afërt botëkuptimi i politikës ka caktuar në vend të parë temën e pjesëmarrjes, si një nevojë që shndërron  vetë lirinë e atyre që merren me politikë. Në këtë kuptim pjesëmarrja politike  është e përbashkëta e veprimeve dhe sjelljeve që synojnë të ndikojnë  format e ndryshme të vendimeve, si dhe vetë zgjidhjen e atij që ka pushtetin në sistemin politik.

Pjesëmarrja politike nënkupton përfshirjen e qytetarëve në vendime, edhe nëpërmjet formave të delegimit dhe përfaqësimit që kanë ndryshuar në kohë dhe kanë marrë në faza të ndryshme një  ndërrim të thelë nëpërmjet internetit Në çdo rast pjesëmarrja politike është vetë definicioni i fenomenit politik, kanë ndikim nga konteksti historik.

  1. Politika dhe ndryshimet që shtrohen

Politika dhe kontributi i katolikëve në politikë, është përgjigja e organizuar ndaj problemeve, pyetjeve që vijnë nga personat dhe shoqëria sipas botëkuptimeve të tyre. Politika ka mundësi të ndërhyjë  në dinamikën e institucioneve, në situata të ndërlikuara nëpërmjet zgjidhjeve rreth së ardhmes, skenarit në të cilin jeton shoqëria.

Kuptimi klasik dhe modern është nga polis – politikos, që domethënë gjithçka që lidhet me qytet,  pra, ana shoqërore, publike, në qendër të te cilit është qytetari.

Ky botëkuptim, disi bija e filozofit të madhe Aristotelit dhe veprës së tij Politika, ka pasur gjatë shekujve shumë ndryshime dhe përkthime historike, edhe pse kishte zhvillime, në qendër të këtij definicioni mbetet ideja e territorit të banuar, të formave organizative që zgjedhin banorët, rendi që rregullon qytetin apo Shtetin, si dhe të gjitha veprimtaritë me dimensionin e politikës. Kanë ndryshuar filozofit, mësimet, shkencat, mirëpo në qendër mbetet gjithnjë lidhja mes personave, mënyra e organizimit, tema e madhe e pushtetit që gjithnjë lidhet me politikë dhe që në shoqëritë më komplekse ka forma më pak të përcaktuara që, edhe kur  për këtë paraqiten rreziqe që mund të dalin jashtë dorës së demokracisë, që i prinë dhe kontrollon.

Në realitetin e sotëm  disa fenomene dhe probleme të rendit botëror janë duke u paraqitur në një mënyrë të rrëmujshme dhe janë duke sulmuar ato organizma të drejtësisë që duhet shpëtuar doemos. Zhvillimi i shkencës, p. sh., nuk është gjithmonë “përparim”, nëse nuk nderohet kufiri dhe njeriu në vetvete. Kështu një lloj globalizimi që nuk hasë në pengesa në fushën e financave dhe të ekonomisë, pra, nuk udhëhiqet nga etika  dhe politika, por çdo gjë matet në prizmin të vlerës ekonomike dhe suksesit, nuk është rritje njerëzore dhe në disa raste as atë materiale. Globalizimi është kufiri i ri i solidaritetit: “mbikëqyrja” e proceseve të globalizimit është e domosdoshme, nëse duam që padrejtësia planetare mos të ketë dimensione dhe karakteristika gjithnjë më tragjike dhe jonjerëzore, duke përfshirë të gjithë vendet e botës, edhe pse në mënyra të ndryshme dhe me përgjegjësi të llojllojshme. Vetëm politika – ajo e ri-gjetur në kuptimin  në kuptimin më burimor, një politikë në trajtën e bamirësisë – mund të lindë rregulla, zgjidhje, projekte që mundësojnë “sundimin” e globalizimit dhe orientimin e shkencës në kërkimin e të mirës së përbashkët. Sot ballafaqohemi me një problem të ri lidhur me zbrazëtinë e ideologjive, pra, vështirësinë që të kemi vlera drejtuese, modele të shoqërive për t’i ndërtuar. Mund t’i dallojmë tri nivele:

  1. 1 Politika përgjigje e organizuar

Shpesh dëgjohet që politika e mirë duhet të jetë në harmoni me probleme reale të njerëzve. Që politika të jetë si duhet, përgjigje e organizuar për problemet e qytetit dhe atyre që banojnë atje, duhet që njerëzit e politikës të kenë qëndrim dëgjimi. Mirëpo dëgjimi është një proces kulturor kompleks që kërkon një ndërmjetësim të kualifikuar kulturor dhe politik. Nuk mjafton të bëhet lista e problemeve, kërkesave, pritjeve; si dhe të bëhet ndonjë hulumtim rreth dëshirave të popullatës. Kërkesa politike duhet dëgjuar, por edhe kodifikuar dhe trajtuar në logjikën e të mirës së përbashkët: kërkesa  politike duhet edukuar. Edhe me rrezikim të popullaritetit apo përkrahjes: një politikan i kualifikuar, një leader i vërtetë, pasi të ketë dëgjuar, formulon një propozim që interpreton dhe edukon kërkesën. Aty shihet cilësia e politikanit, struktura dhe besueshmëria e tij: në aftësi për të propozuar ndonjë sintezë që tejkalon kërkesën dhe ka përkrahje.

  1. 2 Politika si programim, hap pamjen kah e ardhmja

Përgjigja politike është përgjigje ndaj problemeve të pranishme, njëkohësisht terkan ato. Zgjidhjet e propozuara, sinteza politike që edukon kërkesën dhe ka përkrahje, hap pamjen kah e ardhmja, që merr parasysh edhe brezin e ardhshëm duke u shndërruar kështu në një program dhe ecje jo të shkurtë, por të besueshme sipas programimit të përpunuar nëpërmjet step të përpikta kohore.

  1. 3 Politika ofron një vizion dhe motivon pëlqim

Këtu është një ndër vështirësitë më të mëdha: kush vepron në politikë duhet të ketë përkrahje, që mund të jetë e vështirë, dhe që formohet rreth një vizioni. Kriza e ideologjive, asgjësimi i tyre – që e kemi përshëndetur me kënaqësi, nuk  i ka varrosur disa modele politike, por edhe ka krijuar zbrazëti që duhet mbushur. Politika në fazën e tanishme ka këto përparësi: ofrimin e një vizioni bindës, të përshtatshëm me kufizimin e resurseve , njëkohësisht të aftë për përkrahje të modeleve të reja të zhvillimit, solidaritetit, bashkëjetesës paqësore. Politika sot është e detyruar ta mbulojë zbrazëtinë që ka lënë ideologjia e viteve ‘900, duke ofruar modele të reja, dhe në këtë besimtarët janë të ftuar që ta japin pjesën e tyre.

(vazhdon)

———————————————————-

Ligjëratë në Tribunën “I krishteri dhe shoqëria”. Rezidenca e Ipeshkvisë së Kosovës, Prishtinë, 27 nëntor 2015. Përktheu nga italishtja: Don Lush Gjergji.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »