SHIKIMI MREKULLIBËRËS I ZOTIT E USHQEN NJERIUN E URITUR

Dec 2 • Meditimi i ditës

2 dhjetor 2012 – e mërkure, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

Zot i dashur, më ndihmo që të çelem krejtësisht para teje,
sepse tani po i lë anash të gjitha brengat e mia.
Mbushi mendimet e mia me paqe, me dashurinë tënde.

 

Liria

 

Zoti e njeh lirinë time, ajo për të nuk është e huaj.

Shpirti i Zotit është ai që u jep jetë dëshirave më të thella të zemrës sime,

që më udhëheq në mënyrën pa rënë në sy drejt të gjitha të mirave.

Lus për hirin e shenjtë që të lejoj të çlirohem nëpërmjet Shpirtit të Zotit.

 

Ndërgjegjësimi

 

Në praninë e Hyjit që më do
e vështroj gjithë atë që më ka ndodhur ditën e kaluar,
prej këtij momenti në mënyrë retrospektive, hap për hap.
E kujtoj gjithë atë që ka qenë mirë dhe bukur, dhe për këtë falënderoj.
I vërej edhe hijet, gabimet dhe pyes se çfarë më flasin; lus për shërim, guxim, falje.

 

Fjala

 

Lute Shpirtin Shenjt që të të ndriçojë dhe të ta hapë mendjen dhe zemrën që të mund ta dëgjosh Zotin se si po të flet në Fjalën e tij.

 

Mt 15, 29-37

 

29 Jezusi u nis prej andej, ra bregut të detit të Galilesë, u ngjit në një kodër e u ul të rrijë atje. 30 Iu afrua një turmë e madhe e popullit që sillte me vete të shqepët, të verbër, dorëcungë, memecë e shumë të tjerë. I ulën para tij dhe ai i shëroi. 31 Populli u mrekullua duke parë se si memecët flisnin, dorëcungët u shëruan, të shqepët ecnin drejt, të verbëritë shihnin dhe i dha lavdi Hyjit të Izraelit.

32 Atëherë Jezusi i thirri pranë vetes nxënësit e vet e u tha:

“Më dhimbset ky popull se, ja, ka tri ditë që rri me mua e nuk ka çka të hajë. Nuk dua t’i nis të uritur që të mos u bie të fikët udhës.”

33 Nxënësit iu përgjigjën:

“Po ku të gjejmë këtu në shkretëtirë aq bukë sa të ngijmë gjithë këtë popull?”

34 Jezusi pyeti:“Sa bukë keni?”

“Shtatë bukë e pak peshq të vegjël” ‑ iu përgjigjën ata.

35 Atëherë i dha urdhër popullit të ulej për tokë. 36 Pastaj mori shtatë bukët dhe peshqit, falënderoi Hyjin, i theu, ua dha nxënësve të vet e nxënësit popullit.

37 Të gjithë hëngrën deri sa u nginë, e me copat që tepruan, çuan plotë shtatë shporta.

 

Ç`dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Nëna Tereze pat thënë për Jezusin kështu: “Ai na përdor ne për të qenë dashuria dhe dhembshuria e tij pavarësisht dobësisë dhe brishtësisë sonë.” Në këtë mrekulli Jezusi nuk prodhon ushqim nga asgjëja. Ai merr një grimë nga ajo çfarë kanë nxënësit dhe i shumëfishon një mijë herë. Pavarësisht nga ajo se sa pak mendoj që kam për të dhënë, në qoftë se njëherë lirisht i vë dhuratat e mia në shërbim të Jezusit, ato do të bëhen të pafund

– Mrekullia e shumëzimit të bukëve dhe peshqve më kujton se Jezusi, gjithashtu, mund të sigurojë ushqimin shpirtëror që s`mund as ta Ekziston një disproporcion (mospërputhje) misterioz midis asaj çfarë jap dhe çfarë Zoti bën nga ajo.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, gjatë qëndrimi tënd në tokë gjithmonë me gëzim i ke pranuar fëmijët e vegjël.

Më mëso që të kem besim fëmijëror në ty.

Që të jetoj me vetëdije se kurrë nuk do të më lëshosh.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »