GJYSHËRIT NË FAMILJE (I)

Dec 3 • Familja

PAPA FRANÇESKU

Katekezën e ditës së sotme dhe atë të mërkurës së ardhshme do t’ia kushtojmë të moshuarve, që në rrethin familjar janë gjyshërit dhe xhaxhallarët. Sot, ne do të reflektojmë mbi problemin e gjendjes aktuale të të moshuarve, e herën tjetër, pra të mërkurën e ardhshme, më pozitivisht mbi përmbajtjen e thirrjes në këtë moshë të jetës.

Falë përparimeve të mjekësisë, jeta është zgjatur, por shoqëria nuk është “zgjeruar” ndaj jetës! Numri i të moshuarve është rritur, por shoqëritë tona nuk janë organizuar mjaft për t’u bërë vend atyre, me  respekt dhe konsideratë të duhur për brishtësinë dhe dinjitetin e tyre. Deri sa të jemi të rinj, jemi të detyruar që të injorojmë pleqërinë, sikur të ishte një sëmundje që duhet të mbahet larg; kur të bëhemi të moshuar, veçanërisht nëse jemi të varfër, nëse jemi të sëmurë pa askënd, ne i përjetojmë të metat e një efikasiteti të shoqërisë së planifikuar, që rrjedhimisht i injoron të moshuarit. Të moshuarit janë një pasuri që nuk duhet të injorohen.

Benedikti XVI, duke e vizituar një shtëpi të pleqve, përdori fjalë të qarta dhe profetike, kur tha: «Cilësia e një shoqërie, dua të them e një qytetërimi, gjykohet edhe nga ajo se si janë të trajtuar të moshuarit dhe nga vendi që është rezervuar për ta në jetën e përbashkët» (12 nëntor 2012). Është e vërtetë, vëmendja ndaj të moshuarve bënë të dallohet një qytetërim. Ka vëmendje për të moshuarin në një qytetërim? Ka vend për të moshuarin? Ky qytetërim do të ecën përpara, nëse do të dinë të respektojë urtësinë, dijen e të moshuarve. Në një qytetërim ku nuk ka vend për të moshuarit apo janë të mënjanuar, sepse krijojnë probleme, ky qytetërim mbart në vete virusin e vdekjes.

Në Perëndim, studiuesit paraqesin shekullin e tanishëm si shekulli i pleqërisë: numri i fëmijëve zvogëlohet e i të moshuarve rritet. Kjo mungesë e ekuilibrit na sfidon, për më tepër, është një sfidë e madhe për shoqërinë bashkëkohore. Megjithatë, një kulturë e fitimit këmbëngul që t’i paraqet të moshuarit si një barrë, një “çakëll”.  Jo vetëm që nuk prodhojnë, mendon kjo kulturë,  por janë një barrë: me pakë fjalë, cili është rezultati i këtij mendimi? Ata duhet të përjashtohen (hedhen). Është shumë keq të shihen të moshuarit të  përjashtuar (hedhur), është shumë e keqe dhe është mëkat! Askush nuk guxon ta thotë haptazi, por në fakt ndodh! Ka diçka të fshehtë mbas dhënës së kësaj kulture. Por ne nuk jemi mësuar të përjashtojmë njerëz. Ne duam të heqim rritjen e frikës së brishtësisë; por duke bërë kështu, në të moshuarit rrisim ankthin se janë të keqtrajtuar dhe të braktisur.

Që në ministerin tim në Buenos Aires, e kam prekur me duar këtë realitet me gjithë problemet e veta: «Të moshuarit janë të braktisur, jo vetëm në pasigurinë materiale. Janë të braktisur në egoizmin e paaftë për të pranuar kufizimet e tyre që pasqyrojnë kufizimet tona, në shumë vështirësi që sot duhet t’i kapërcejnë për të mbijetuar në një qytetërim që nuk u lejon atyre të marrin pjesë, të thonë fjalën e tyre, e as të jenë referencë sipas modelit të konsumimit që “vetëm të rinjtë mund të jenë të dobishëm dhe të gëzojnë”. Përndryshe, këta të moshuar për gjithë shoqërinë, duhet jenë rezervat e urtësisë së popullit tonë. Të moshuarit janë rezerva e urtësisë së popullit tonë! Më çfarë lehtësie e vejmë në gjumë ndërgjegjen, kur nuk ka dashuri!» (Solo l’amore ci può salvare, Città del Vaticano 2013, f. 83). Kështu ndodhë. Më kujtohet kur i vizitoja shtëpitë e pleqve, bisedoja me secilin dhe shpesh herë  kam dëgjuar këtë: “Si jeni? Fëmijët tuaj si janë? – Mirë, mirë – Sa i keni? – Shumë. – A vijnë të iu vizitojnë? – Po, po, gjithmonë, po, vijnë. – Kur kanë qenë herën e fundit?”. Kujtoj një e moshuare që më thoshte: “Për Krishtlindje”. Ishim në muajin gusht! Tetë muaj pa qenë të vizituar nga të bijtë, tetë muaj të harruar! Ky quhet mëkat i vdekshëm, qartë? Një herë si fëmijë, gjyshja na tregonte një histori të një gjyshi plakë, që kur ushqehej përlyhej, sepse nuk mund ta mbante mirë lugën me supë për ta afruar deri në gojë.  I biri, domethënë, babë i familjes, kishte vendosur që ta largonte nga tavolina e përbashkët dhe e kishte bërë një tavolinë në kuzhinë, ku nuk shihej e kështu të hante vetëm. Këtë e kishte bërë që të mos krijonte një figurë të keqe kur t’i vinin miqtë në drek o në darkë. Disa ditë më vonë, ishte kthyer në shtëpi dhe e gjënë të birin e vetë, më të voglin, që luante me dru, me çekiç e me gozhda, bënte diçka aty, dehe e pyet: “Çfarë po bënë? – Po e ndërtoj një tavolinë, babi. – Një tavolinë, përse? – Që ta kem kur ti të bëhesh plak, kështu që ti mund të ushqehesh aty”. Fëmijët kanë ndërgjegje më shumë se ne.

Në traditën e Kishës gjendet një valixhe e shpresës, që e ka mbështetë gjithmonë një kulturë të afërsisë për të moshuarit, një gatishmëri në shoqërimin e dashur dhe solidar në këtë pjesë të fundit të jetës. Një traditë e tillë është e rrënjosur në Shkrimin e Shenjtë, siç e pohojnë edhe këto citate të Libri të Siracidit: «Mos i përbuzë fjalët e pleqve të urtë, por përsiati fjalët e urta të tyre, sepse edhe ata kanë mësuar prej të parëve të tyre; prej tyre do të mësosh mprehtësinë e mendjes dhe dhënien e përgjigjeve në kohën e duhur».( Sir 8, 9).

Kisha nuk mundet e as nuk dëshiron të pajtohet me një mentalitet të tillë të largimit të vuajtjes apo mosvuajtjes, e aq më pak me mospërfilljen dhe përbuzjen ndaj pleqërisë. Duhet ta rizgjojmë ndjenjën kolektive të mirënjohjes, të vlerësimit, të mirëpritjes, që të moshuarin e bëjnë të ndjehet pjesë e gjallë e bashkësisë.

Të moshuarit janë burra dhe gra, etër e nëna, që kanë qenë para nesh në rrugën tonë të njëjtë, në shtëpinë tonë të njëjtë, në betejën tonë të përditshme për një jetë të denjët. Janë burra e gra nga të cilët kemi marr shumë. I moshuari nuk është një i huaj. I moshuari jemi ne: pas një kohe të shkurtër apo pas një kohe të gjatë, por pashmangshmërisht, edhe pse ne nuk e mendojmë. Nëse ne nuk mësojmë t’i trajtojmë mirë të moshuarit, kështu do të na trajtojnë edhe ne.

Të brishtë jemi pak gjithë të moshuarit. Por, disa, veçanërisht janë të dobët, shumë janë vetëm e të prekur nga sëmundja. Disa varen nga trajtime të nevojshme e nga kujdesi i tjerëve. Do të bëjmë një hap mbrapa për shkak të kësaj?, do t’i braktisim në fatin e tyre? Një shoqëri pa afërsi, ku dhurimi falas dhe dashuria e pakusht  – edhe nga të huajt – zhdukët, është një shoqëri përçudnuar. Kisha, besnike ndaj Fjalës së Zotit, nuk mund të lejoj këto degjenerime. Një bashkësi e krishterë, në të cilën afërsia dhe dhurimi falas nuk konsiderohen si të domosdoshme, do të humbte me të shpirtin. Ku nuk ka nder për të moshuarit, nuk ka të ardhme për të rinjtë.

(Testi i plotë nga Audienca e Përgjithshme e të Mërkurës, 4 mars 2015. Përkthimi: M. Amanda Shkoza)

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »