KODI MË SUBLIM DHE MË DASHAMIRËS I RREGULLAVE MORALE

Dec 3 • Meditimi i ditës

3 dhjetor 2015 – e enjte, Shën Françesk Saveri SJ, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

E pranishme për mua është ajo që ndikon në të ekzistuarit tim.
E marr me mend praninë e Hyjit, i cili është gjithmonë pranë meje me dashuri,
në mesin e shumë gjërave që gjithashtu ndikojnë në mua.
Ndalem dhe lus që t`i lejoj
që të ndikojë në ekzistencën time, në jetën time, në këtë moment.

 

Liria

 

Do të mundohem që së paku shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet

që ndoshta më mundojnë në këtë moment.

Të gjitha brengat e mia i vendos në duart e Zotit – së paku disa minuta deri sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

 

O Zot, ma ke dhënë natën për pushim dhe fjetje.

Në momentet e mia kur jam zgjuar kurrë mos e harrofsha mirësinë tënde.

Më mëso që bekimin tënd ta ndaj me të tjerët.

 

Fjala

 

Hyji na dëfton veten e vet me anë të shkrimeve të shenjta.
Lexoje tekstin nga Ungjilli i sotëm disa herë
dhe lejoji vëmendjes tënde të pushojë në disa pjesë të tij.

 

Mt 7, 21.24-27

 

21 “Jo secili që më thotë: ‘O Zot, o Zot!’ do të hyjë në Mbretërinë e qiellit, por ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell.

24 “Kështu, kushdo i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në veprim, mund të krahasohet me njeriun e urtë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi shkëmb. 25 Ra shiu, u çuan përrenjtë, frynë erërat e u përplasën për atë shtëpi, por ajo nuk u rrëzua, sepse i kishte themelet në shkëmb. 26 Kurse, ai që i dëgjon të gjitha këto fjalë të mia e nuk i vë në veprim, mund të krahasohet me njeriun e marrë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi rërë. 27 Ra shiu, u çuan përrenjtë, frynë erërat dhe u përplasën për atë shtëpi e ajo u rrëzua: rrënimi i saj qe i madh!”

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Kjo pjesë e ungjillit vjen në fund të Predikimit në Mal, që presidenti amerikan Tomas Xheferson e pat përshkruar si “kodin më sublim dhe më dashamirës të rregullave ” Jezusi na kujton se nuk është e mjaftueshme vetëm ta dëgjosh fjalën e Zotit,-na duhet ta vëmë atë në praktikë.

– Shtëpitë e ndërtuara nga njeriu i mençur dhe ai budalla me siguri dukeshin shumë të ngjashme. Dallimi ndodhej në themele, por kjo u bë e dukshme vetëm kur erdhi stuhia.

– Kujt i përngjaj? Ndërtuesit të marrë i cili kërkon për të marrë shpejt rezultate? Apo jam si ai ndërtuesi i mençur i cili është i durueshëm, i kënaqur që po e kalon kohën duke gërmuar themelet e fshehura, por të forta?

 

Bashkëbisedimi

 

Cilat ndjenja zgjohen në mua

kur lus dhe meditoj në bazë të Fjalës së Zotit?

E paramendoj Jezusin ndenjur apo ulur pranë meje

dhe ia hapi zemrën.

 

Përfundimi

 

 Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »