JEZUS, DUA TË SHOH!

Dec 4 • Meditimi i ditës

4 dhjetor 2015, e premte, Shën Gjoni i Damaskut, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Nganjëherë e ndiej veten të mbuluar nga shqetësimet e kësaj bote.
Në momente, si tani, bëj që të jem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë sate
dhe dashurinë e pafundme ndaj meje.

 

Liria

 

Përpiqem që të paktën shkurt t`i harroj të gjitha brengat dhe problemet
që ndoshta më mundojnë në këtë moment.
Të gjitha brengat e mia i vë në dorë të Zotit – së paku disa minuta sa të zgjatë kjo lutje.

 

Ndërgjegjësimi

 

Bëj, o Zot, që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e dhe mirënjohës/e

për të gjitha bamirësitë që m`i ke dhënë.

Këtë bekim e ndafsha gjithmonë me të tjerët.

 

Fjala

 

Hyji i flet çdonjërit prej nesh personalisht.
Duhet të përgjoj në mënyrë që të dëgjoj çfarë dëshiron të më thotë.
Do ta lexoj tekstin disa herë, pastaj do të dëgjoj…

 

Mt 9, 27-31

 

27 Kur Jezusi u nis prej andej, shkonin pas tij dy të verbër duke bërtitur e thoshin: “Ki mëshirë për ne, Biri i Davidit!” 28 Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan e Jezusi u tha: “A besoni se mund ta bëj këtë gjë?” Ata iu përgjigjën: “Po, Zotëri!” 29 Atëherë ua preku sytë e tha: “U bëftë sipas besimit tuaj!” 30 Dhe atyre iu çelën sytë. Atëherë Jezusi i urdhëroi: “Kini kujdes! Askush të mos e dijë!” 31 Por ata, posa dolën, e përhapën zërin për të nëpër mbarë krahinën.

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

-Para shërimit të njeriut të verbër Jezusi e pyet atë: “A beson se unë mund ta bëjë këtë?” Besimi është i domosdoshëm nëse Jezusi do të bëjë një mrekulli. A besoj me të vërtetë se Jezusi mund të më shërojë?

– Një njeri i verbër në mënyrë të dëshpëruar dëshiron të shohë. Fizikisht, me sytë e ballit, unë mund të shoh, por mund të jem shpirtërisht i/e verbër. A dua që të më shërojë Jezusi? Apo hezitoj, sepse nuk dua të heq dorë nga sjelljet, qëndrimet, ose varësitë që më mbajnë në errësirë​​ të këndshme?

 

Bashkëbisedimi

 

E filloj bisedën me Jezusin në bazë të tekstit të Shkrimit të Shenjtë që pikërisht e lexova.

Çfarë më nxiti më së shumti të mendoj?

Ndoshta nëpërmjet atij rreshti të tekstit në sipërfaqen e vetëdijes sime

ngadalë nga kujtesa dalin fjalët e mikut, apo ndonjë tregim që e kam dëgjuar para pak kohe.

Nëse është ashtu, a po e ndriçon tregimi atë çfarë mundohet të më thotë teksti i Shkrimit Shenjt?

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Shpërndaje

Comments are closed.

« »