Zëri që vjen nga shkretëtira

Dec 6 • Meditimi i ditës

6 dhjetor 2015 – e diela II e Ardhjes – C, (Shën Kolli), MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Nganjëherë më mbulojnë shqetësimet e kësaj bote.
Në kohë, si tani, bëjë të jem i/e vetëdijshëm/e për kënaqësinë e pranisë tënde
dhe dashurinë e pakufizuar ndaj meje.

 

Liria

 

O Zot, më ke krijuar që të jetoj në liri.
Shpesh herë lehtë e pranoj dhe e marrë këtë dhuratë.
Më frymëzo që të jetoj në lirinë që e ke parashikuar për mua,
me një zemër të pangarkuar dhe me një besim të plotë në ty.

 

Ndërgjegjësimi

 

Duke e ditur se Hyji më do pa kushte,
mund t`i lejoj vetes të jem i/e sinqertë se kush jam dhe si sillem.
Si kaloi dita e djeshme? Si po e ndiej veten tani?
Krejt sinqerisht, do t`i ndaj ndjenjat e mia me Hyjin.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit avash, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo ngjarje që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

Lk 3, 1-6

 

1 Në të pesëmbëdhjetin vit të sundimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, kur Herodi ishte tetrark i Galilesë, Filipi, vëllai i tij, tetrark i krahinës së Ituresë e i Trakonitidës, Lizania tetrark i Abilenës; 2 kur Ana e Kajfa ishin kryepriftërinj, fjala e Hyjit i qe drejtuar Gjonit, birit të Zakarisë, në shkretëtirë. 3 Atëherë Gjoni e përshkoi mbarë krahinën e Jordanit duke predikuar pagëzimin e kthimit për falje të mëkateve 4 në përkim me sa shkruan në librin e predikimeve të Isaisë profet:

“Zëri i atij që bërtet në shkretëtirë:

përgatitni udhën e Zotit;

rrafshoni shtigjet e tij!

5 Çdo luginë le të mbushet,

çdo mal e kodër le të ulet;

udhët e shtrembëra le të bëhen të drejta

e ato gropa‑gropa le të bëhen të rrafshta.

6 E çdo njeri do ta shohë shëlbimin e Hyjit.”

 

Ç´dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Gjoni e filloi misionin e tij në shkretëtirë, në egërsi, ashtu siç e kishte planifikuar edhe Jezusi ta bënte një gjë të tillë. Çdo njëri prej nesh e ka një shkretëtirë ose një vend të egër brenda vetes, një vend tundimi, ku thyhet pushteti i zotave të rremë. Është ky një vend takimi me vetveten tonë, me demonët tanë të brendshëm dhe me Hyjin. Nuk do të duhej të trembeshim për të shkuar në këtë shkretëtirë, në këtë vend të egër, sepse atje do të na gjej dhe do ta dëgjojmë fjalën e Zotit.

– Shtigjet që unë i ndjek shpesh janë të gabuara, më largojnë nga qëllimiim i amshuar. Çfarë mund të bëj për të ecur drejt rrugës për te Zoti?

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot i dashur, qëndro pranë meje gjithmonë.

Ma jep një zemër që do të të besojë gjithmonë.

Faleminderit që më do.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto momente vetëm me ty

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »