Imzot Dodë Gjergji priti në vizitë ambasadorin e ri të Austrisë në Prishtinë, Sh. T. Gernot Pfandler

Dec 7 • Kisha në Kosovë

Sot, më 7 dhjetor, në orët e paraditës, Imzot Dodë Gjergji priti në vizitë ambasadorin e ri të Austrisë në Prishtinë, Sh. T. Mag. Gernot Pfandler.
Në këtë vizitë kortezie, që zgjati rreth një ore, u bisedua për sitatën aktuale në Kosovë dhe në Europë, dhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy Institucioneve.
U diskutua, po ashtu, për Meshën e shenjtë që do të jetë me 15 dhjetor 2015, ora 18:00, në Katedralen “Nënë Tereza” Prishtinë, në përkujtim të të rënëve gjatë luftrave të shekullit të kaular, në të cilën do të marrin pjesë Ambasada e Hungarisë, Ambasada e Austrisë dhe anëtarë të trupit diplomatik të akredituar në Kosovë.

Imzot Dodë Gjergji e njoftoi ambasadori Pfandler edhe për Kishën Katolike në Kosovë, historinë e krishterimit ndër shqiptarë, kontributin e Kishës në të kaluarën, kontributin e saj sot dhe zotimin e saj për të vazhduar edhe në ardhmen angazhimin për të mirën e popullit të Kosovës.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »