Nëna Hirplote

Dec 8 • Meditimi i ditës

8 dhjetor 2015, e hënë, ZOJA E PAPËRLYER, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Është e mrekullueshme të jesh gjithmonë së bashku me shokët/shoqet, në afërsi të tyre.
Kur jam me ty, o Zot, e di se unë jam në praninë e Krijuesit tim.
Më ke krijuar nga dashuria.
Madje të gjitha qimet në kokën time janë të numëruara.
Prania jote, o Zot, është më e madhe se gjithçka.

 

Liria

 

Me anë të hirit të Hyjit më është dhënë jeta në liri.
Ndjehem i/e lirë për të shijuar të mirat që Ai i ka krijuar për mua.
Zot i dashur, bëj që të mund të jetoj në mënyrën që ti e ke paramenduar,
me besim të plotë në kujdesin tënd për mua.

 

Ndërgjegjësimi

 

Kur t`i kthehem detyrave të mia të përditshme,
ma kujto, o Zot,
se ti je gjithmonë me mua.
Kurrë nuk duhet të dëshpërohem.

 

Fjala

 

Kaloje këtë kohë duke e qendërzuar vetveten për të dëgjuar atë që Hyji mund të jetë duke të të thënë gjatë kësaj lutje, për të dëgjuar atë që gjallërohet në zemrën tënde. Mbylli sytë një moment. Ndërsa rri ulur me sy mbyllur, përdori këto ose fjalë të ngjashme: “Ja ku jam, o Zot. Ja ku jam.” Kur të jesh gati, hapi sytë dhe lexo, lutu.

 

Lk 1,26-38

 

26 Në të gjashtin muaj, Hyji e dërgoi engjëllin Gabriel në një qytet të Galilesë, që quhet Nazaret, 27 te një virgjër, që ishte e fejuar me një njeri, që quhej Jozef, prej fisit të Davidit. Virgjëra quhej Mari.

28 Engjëlli hyri tek ajo dhe i tha:

“Të falem, o Hirplote! Zoti me ty!”

29 Kjo fjalë e shqetësoi Marinë dhe zuri të mendojë: ç’do të thotë kjo përshëndetje.

30 Por engjëlli i tha:

“Mos ki frikë, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit!

31 Ja, do të mbetesh shtatzënë e do të nxjerrësh në dritë një djalë e ngjitja emrin Jezus. 32 Ky do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Hyjit tejet të lartë. Zoti Hyj do t’ia japë fronin e Davidit, atit të tij. 33 Ai do të mbretërojë përgjithmonë mbi shtëpinë e Jakobit dhe mbretëria e tij s’do të ketë mbarim.”

34 Atëherë Maria i tha engjëllit:

“Si do të mund të ndodhë kjo, ndërsa unë jam virgjër?”

35 Engjëlli iu përgjigj:

“Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë ‑ Biri i Hyjit. 36 Dhe ja, Elizabeta, kushërira jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, pret t’i lindë djali. Ajo që mbahet beronjë, është në të gjashtin muaj. 37 Vërtet, s’ka gjë të pamundshme për Hyjin!

38 Atëherë Maria tha:

“Unë jam shërbëtorja e Zotit: Më ndodhtë siç the ti!”

Atëherë engjëlli u largua prej pranisë së saj.

 

Çka dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pjesën e leximit të sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

  – Edhe unë, si Maria, kam ardhur me një qëllim në këtë botë. Ky qëllim nuk do të dëftohet në mënyrë dramatike siç i është dëftuar Marisë. Për shkak të të qenit të papërlyer, të pa mëkat të saj, ajo e ka dëgjuar fjalëne Zotit shumë më qartë. E ka dëgjuar fjalën më qartë edhe për shkak të heshtjes–nuk ka pasur zhurmë që do ta mbyste

– Shpesh kam frikë nga zbrazëtia, errësira, heshtja në Dhe pikërisht aty jeton dhe vepron Shpirti Shenjt, edhe në qoftë se lutja më duket e thatë, e paushqyer. O Zot,më ndihmo që të zhytem në heshtje ne zemrës sime, që të takoj atje,në dashuri dhe adhurim.

– Kur Maria dha pëlqimin për të sjellë në botë Dritën e botës, në fjalët e saj jehojnë fjalët e Hyjit në ditën e parë të krijimit: “U bëftë drita!” O Zot,më ndihmo për të sjellë dritën tënde në çdo ditë të jetës sime.

 

Bashkëbisedimi

 

Fjalët nuk po më vijnë lehtë, o Zot.

Shiko në zemrën time dhe shih se sa shumë e dëshiroj paqen.

Më ruaj, o Zot. E di që gjithmonë je pranë meje.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta në bazë të tekstit të Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim, ashtu tash
e përgjithmonë e jetës. Amen.

 

Comments are closed.

« »