Zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë

Dec 9 • Meditimi i ditës

9 dhjetor 2015 – e mërkurë, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Gjatë kohës sa jam duke qëndruar pranë kompjuterit, Hyji është këtu i pranishëm,
ai i jep jetë jetës sime dhe gjithë asaj që më rrethon.

Do të qëndroj në heshtje një moment,
dhe do të bëhem i vetëdijshëm për praninë e Hyjit.

 

Liria

 

O Zot, ma ke dhënë dhuratën e madhe të lirisë.
Ma jep hirin që të mund të jem i/e lirë nga çdo formë urrejtjeje dhe padurimi.
Ma përkujto, o Zot, se në sytë e tu të gjithë jemi të barabartë.

 

Vetëdija

 

Në praninë e Krijuesit që më do,
me sinqeritet i vështroj përjetimet e ditës që po kalon,
ngritjet në maja e rëniet poshtë si dhe rutinën, atë klimën mesatare të së përditshmes.
A mundem ta shoh ku ka qenë Hyji i pranishëm në të gjitha këto?

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, disa herë,
dhe do të ndalem në atë fjalë, fjali ose ngjarje që më prek, që më flet pikërisht për mua.

 

Mt 11, 28-30

Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje.

Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë,

sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra;

dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj.

Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!“.

 

Ç`dëshiron të më thuash, o Zot?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Jezusi, ke qenë shumë i ndjeshëm ndaj kërkesave të rënda me të cila njerëzit e zakonshëm dhe të vegjël ballafaqoheshin. Ti ke qenë i vetëdijshëm për të varfërit; dhe ngarkesat e tyre, të cilat i mbartnin çdo dit. Ti u ke ofruar atyre ngushëllim, ndërsa ata përpiqeshin të siguroheshin për jetën e përditshme.

– Koha e Ardhjes është një kohë kur më thërret të pushojnë ty. Bëj që mos kem frikë për t’iu përgjigjur thirrjes sate që sigurinë dhe paqen e gjej në ty. Kjo kohë e Ardhjes qoftë një kohë për të thelluar marrëdhënien time me ty.

 

Bashkëbisedimi

 

O Zot, emrin tim e ke shkruar në pëllëmbët e duarve të tua.
Madje edhe nëse më harrojnë të tjerët, ti këtë nuk do ta bësh kurrë.

 

Përfundimi

 

Po të falënderoj, o Zot, që munda t`i kaloj këto pak momente vetëm me ty.

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjt.
Si ka qenë në fillim ashtu tash
E përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »