Të vlerësosh me sytë e zotit

Dec 10 • Meditimi i ditës

10 dhjetor 2015 – E enjte, MOMENTI I SHENJTË – Lutja e përditshme

 

Prania e Hyjit

 

Jezusi pret që të hyjë në zemrën time, në heshtje dhe pa rënë në sy.

Ai vjen me dashuri dhe fuqi të pamasë.

Le të mbushem me gëzim pse jam në afërsinë e tij.

 

Liria

 

Hyji sillej me mu ashtu siç bën një mësues shkolle me një fëmijë:

më mësonte. (Shën Injaci)
Do ta kujtoj se ekzistojnë edhe shumë gjëra për të cilat Hyji duhet të më mësojë,
dhe do të lus për hirin që t`i vërej
dhe t`i lejoj që nëpërmjet tyre të më ndryshojë.

 

Vetëdija

 

Të jesh i vetëdijshëm për diçka domethënë këtë gjë edhe ta vëresh.

O Zot, më ndihmo që gjithmonë të jem i/e vetëdijshëm/e se ma ke dhuruar jetën,

Të falënderoj për këtë dhuratë të jetës.

Më mëso sesi të koncentrohem dhe të jem i/e qetësuar dhe të kënaqem në sendet që ti i ke krijuar për mua.

Që ta vërej bukurinë që më rrethon,

mrekullitë e majave të maleve, qetësinë e liqenit, thyeshmërinë e gjethes së lules…

Gjithmonë duhet qenë i/e vetëdijshëm se të gjitha këto vijnë prej teje.

 

Fjala

 

Do t`i jap vetes kohë që ta lexoj Fjalën e Hyjit ngadalë, pa u ngutur, disa herë,

dhe do të ndalem në atë fjalë apo fjali që më prek, që më flet pikërisht mua.

 

____________________________________________

 

Mt 11, 11-15

 

Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai.

12 Dhe qysh nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tash mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën.

13 Sepse të gjithë profetët dhe ligji kanë profetizuar deri te Gjoni.

14 Dhe, në daçi ta pranoni, ai është Elia, që duhej të vijë.

15 Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!

______________________________________________

 

Çfarë dëshiron të më thuash, Zotëri?

 

Disa mendime mbi pasazhin e sotshëm të Shkrimit Shenjt:

 

– Ky tekst duket konfuz. Nga njëra anë, Jezusi e lavdëron Gjonin. Nuk ka më të madhseai, se Gjoni. Por pothuajsenëtë njëjtën frymë, duketsikur e zvogëlon atë. Edhe më i vogli prejnxënësveështë më i madhse Gjoni.

–  Njerëzit mund të jenë të vegjël shikuar sipas kategorive të tokës, por janë të mëdhenj në sytë e Hyjit, sepse Hyji i ka krijuar ata.

–  O Zot, edhe jeta ime, si ajo e jotja, është ndërthurur me njerëz nga të gjitha anët. Dhe ndërsa jam duke e përjetuar këtë ditë të sotshme bëj që ta dëgjoj zërin tënd me anë të profetëve të kohës sonë, dhe fjalët e tyre t`i pranoj në jetën time.

 

Bashkëbisedimi

 

Jezus, po më flet në tekstin e Shkrimit Shenjt.

Bëj që të përgjigjem në thirrjen tënde të sotshme.

Më mëso që ta njoh dorën tënde vepruese në jetën time të përditshme.

 

Përfundimi

 

Të falënderoj, o Zot, për çdo nxitje që ma dhurove gjatë kësaj kohe sa luta mbi tekstin e Shkrimit Shenjt.

 

Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë.

Si ka qenë në fillim, ashtu tash

e përgjithmonë e jetës. Amen.

Shpërndaje

Comments are closed.

« »